Zgjedhjet vendore/ Nis trajnimi i punonjësve të policisë në Drejtorinë Vendore të Shkodrës

Po zhvillohen trajnime intensive për të gjitha strukturat, në qendër dhe në qarqe, për përmbushjen efektive dhe konform ligjit, të detyrave funksionale të punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër ka nisur cikli i trajnimeve me objekt përmbushjen e plotë dhe efektive të detyrave funksionale të punonjësve të Policisë, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor që do të zhvillohet këtë vit. 

Trajnimi ka konsistuar në informimin e plotë të punonjësve të Policisë, për aspektet ligjore, etike dhe disiplinore të këtij procesi kompleks dhe të rëndësishëm për vendin. 

Në ditët në vijim do të trajnohen të gjithë efektivët që do të angazhohen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Comments