Ambasadorja e Izraelit: Dua që edhe në vendin tim të ishte kjo harmoni fetare si në Shqipëri
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri Galit Peleg ka vlerësuar harmoninë fetare në Shqipëri, ndërsa ka shprehur dëshirën që këtë harmoni ta shikonte edhe në vendin e saj.
Ambasadorja Peleg e bëri këtë deklaratë gjatë iftarit që shtroi në Tiranë me rastin e muajt të Ramazanit bashkë me kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj. I pranishëm ishte dhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu dhe përfaqësues të tjerë të klerit në Shqipëri, si dhe personalitete nga fusha të ndryshme.
"Iftari na jep mundësinë të mblidhemi të gjithë bashkë. Vij nga Hajfan, qytet ne Izrael me besime te ndryshme fetare. Ne respektojmë jetën e njëri-tjetrit, por dua te them se ajo qe kam gjetur në Shqipëri është diçka me shumë. Ju jetoni ne harmoni të plotë fetare, në kohë Krishtlindjesh shohim dekorime gjithandej dhe që festojnë të gjithë. Gjatë kësaj jave dëgjoj Ezanin në të gjitha rrugët e vendin. Dua që edhe në vendin tim të ishte kjo harmoni fetare si në Shqipëri” tha Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri Galit Peleg.
Comments
Post a Comment