Kompozitori amerikan mëson çiftelinë: Më bëri të ndryshoj mendim për muzikën
David Hilowitz është kompozitor filmash dhe video lojërash me bazë në Filadelfia. Ai krijon muzikë në disa zhanre si tradicionale kinematografike, elektronike dhe rock. Së fundmi David Hilowitz në kanalin e tij në youtube ka hedhur një video dedikuar instrumentit tonë muzikor çiftelisë.
Ajo që bie në sy në videon e tij ku paraqet çiftelinë është dhe flamuri që e dekoron atë. Muzikanti tregon kureshtjen e tij për këtë vegël muzikore duke titulluar videon në kanalin e tij “.
Çiftelia, instrumenti mikrotonal më ndryshoi mënyrën se si unë mendoj për muzikën”. Në video David Hilowitz tregon se si e bleu çiftelinë në një dyqan antikuariat dhe më pas luajti me të duke e kombinuar me instrumente të tjera muzikore.
Çiftelia është një vegël muzikore kordofone me dy tela që luhet me pendë, ndryshe e njohur si karadyzen dhe tamërr. Luhet nga malësorët e Pukës, Mirditës, Lumës, Malësisë së Gjakovës, Kosovës dhe Malit të Zi Jugor.
Comments
Post a Comment