Në ditë pushimi ngriti policinë “në këmbë” për konfiskimin e “Prestige”, por sot shefit të Komisariatit të Kavajës i vriten dy persona para syve


Mbrëmjen e sotme qyteti i Kavajës është tronditur nga një krim i dyfishtë, ku dy persona, pas një sherri kanë qëlluar për vdekje njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur te kryqëzimi i valutës, ku Emond Gosa, 43 vjeç, pas sherrit ka plagosur me thikë Altin Rexhën (alias Sali Rexha), 43 vjeç.

Më pas ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj Gosës, duke e lënë fillimisht të plagosur.

Edhe pse janë transportuar në spital, njëri në atë të Kavajës, e tjetri në spitalin e Durrësit, nuk kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve.Dy viktimat dyshohet se kanë pasur konflikte të mëhershme dhe se sot janë takuar për t’u sqaruar, por ky takim rezultoi fatal.

Por ku ishte policia e Kavajës? Përse nuk u parandalua ngjarja? Përse një person në mes të qytetit qarkullonte me thikë me vete, dhe tjetri me armë?!

Duket se shefi i Komisariatit, Gazmend Demrozi, ish-punonjës i Bashkisë së Elvis Roshit, angazhohet më shumë për të nxjerrë në ditë pushimi efektivët në punë, për të konfiskuar në mënyrë të paligjshme “Prestige Resort”… sesa për të mbrojtur jetën e qytetarëve të Kavajës!

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni