Zgjedhjet e 14 majit, Balla: Rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet nga të gjitha forcat politike


Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit duhet të jetë i gjithëpranuar nga të gjitha forcat politike.

Kështu është shprehur nga Fieri kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke bërë thirrje që fushata të jetë e qetë, e pastër dhe pa shumë kosto financiare.

“Duhet të ketë një angazhim serioz i të gjitha forcave politike që marrin pjesë në zgjedhje, për të pranuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Zgjedhjet e 14 majit duhet të kenë një rezultat të gjithëpranuar dhe partitë politike të angazhohen për fushatë të qetë, të pastër, të thjeshtë dhe pa shumë shpenzime të kota”, tha Balla.

Comments