Play Off-Volejboll Femra, Vllaznia pranë gjysëmfinales/Skuadra kuqeblu mundi Barletin 3-2, të dielën ndeshja e kthimit në Tiranë
Vllaznia në Volejboll për femra është fare pranë kualifikimit në gjysëmfinalet e Kampionatit Kombëtar për kategorinë Superiore. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Dorjan Tafa, kaloi me sukses sfidën e parë të fazës finale Play Off duke mundur në Shkodër ekipin e Barleti Volej me rezultatin 3-2. Një ndeshje kjo shumë e dyluftuar nga të dyja skuadrat, me setin e parë të fituar nga mikeshat e Barletit, të dytin e fiton Vllaznia, të tretin përsëri Barleti dhe të katërtin Vllaznia. Barazim me sete 2-2, ku për të përcaktuar fituesin e kësaj ndeshje duhej të luhej seti i pestë, të cilin e fiton Vllaznia 15-5 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-2. Pas ndeshjes, vijnë prononcimet e dy trajnerëve kundërshtarë, Dorjan Tafa i Vllaznisë dhe Ermal Gorenxa i Barletit.Me këtë fitore, Vllanzia hedh një hap përpara drejt kalimit në gjysëmfinale, por zyrtarisht një gjë e tillë pritet të vendoset këtë të diele, me ndeshjen e kthimit në kryeqytet.
Comments
Post a Comment