Furrat e bukës paralajmërojnë rritje çmimesh nga 10-20 lekë për çdo produkt, me motivin e rritjes së pagave për punonjësit

Kreu i PD-së Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit një njoftim të një furre buke në Berat,  e cila njofton rritjen me 20 lekë të çdo produkti me arsyetimin se do të rrisë pagat e punonjësve me 50%.

"Furrat e bukës në Berat njoftojnë rritjen e çmimit të bukës me 20 lekë. Kjo sipas tyre, për shkak të rritjes së paralajmëruar të rrogave nga Rama!" shkruan Berisha.


Me moton “Një pagë më e lartë inkurajon punësimin” kryeministri Edi Rama nisi pak ditë më parë një tur takimesh me bizneset private për të sensibilizuar nevojën e rritjes pagave përtej asaj minimale 40.000 lekë që nis të aplikohet si në sektorin shtetëror, ashtu edhe në atë privat.Shpjegoi planet e qeverisë për vlerësimin e punonjësve në sektorin e ndërtimit dhe çfarë ndodh nëse kjo nuk do të zbatohet.

"Nuk kemi për ti dhënë leje ndërtimi e kontrata punësh publike kompanive që nuk kanë një pagë reale të sektorit të deklaruar, pra siç ndodh sot që duhet sa punonjës ke sa makina ke sa punonjës ke do pyesim edhe si i paguan punonjësit dhe nuk do i financojmë me para të shtetit” tha Rama.

Nga data 1 Prill paga minimale si në sektorin shtetëror, ashtu edhe në atë privat do të jetë 40 mijë lekë.

Ndërkohë dje Rama deklaroi se Qeveria ka në plan që brenda këtij mandati t’i rrisë pagat mesatare të administratës publike në 900 euro.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni