U largua dje nga banesa, 36-vjeçari gjendet i pajetë në përrua



Një 36-vjeçar është gjetur i pajetë në një përrua në fshatin German të Matit.

Policia bën me dije se ai ishte denoncuar një ditë më parë pasi ishte larguar nga banesa e vëllait, por për fat të keq është gjetur i pajetë.

Sipas policisë, 36-vjeçari me inicialet A.M, kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

“Me datë 29.03.2023, rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, shtetasi A.M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte  larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983