Spahia takim me strukturat e PD Velipojë:Do ta çlirojmë ketë zonë prej deskriminimit që i ka bërë qeveria
Kryetari i Bashkise Shkodër Bardh Spahia njëherësh drejtues politik i qarkut ka zhvilluar nje takim me strukturat e PD Velipoje. Ne fokus ishte zhvillimi i zones dhe diskriminimi qe i ka bere qeveria.
STATUSI I PLOTË:
Me demokratët e Velipojës, që gjithmonë kanë ditur me vendosmëri e kurajo të përballen me çdo sfidë. Çdo diskutim me ta është një motivim më shumë për të mos u ndalur në rrugën e ndryshimit që të gjithë e presim.
Janë të nëpërkëmbur nga qeveria dhe thellësisht të shqetësuar për realitetin që është krijuar, ku mungojnë investimet strategjike, ende janë të pazgjidhura problemet e pronësisë dhe ikja e rinisë ka krijuar boshlleqe në tregun e punës, megjithëse potencialet ekonomiko – turistike janë të jashtëzakonshme.
Comments
Post a Comment