Përmbytjet e përvitshme dëmtojnë rëndë rrugën e Obotit!
Dëmeve nga përmbytjet e herëpashershme nuk i ka shpëtuar as rruga kryesore e fshatit Obot. Ajo prej kohësh ndodhet e amortizuar si shkak i gërryerjeve të ujit duke bërë që asfalti të vahet dhe përgjatë rrugës të ketë gropa të shumta. Pushteti vendor ka ndërhyrë në 2 pjesë të saj duke bërë asfaltimin provizor të pjesës së dëmtuar.
Ndonëse kjo nuk është zgjidhje afatgjatë pasi në dëgjesat e vazhdueshme banorët e kësaj zone kanë kërkuar që rruga hyrese e fshatit Obot të ngrohej në nivele më të larta pasi që në ndërtimin e saj ajo ka qenë jashtë standarteve duke bërë që uji të depërtojë mbi rrugë sa herë që ka reshje intensive shiu.Ndryshe nga rruga ku të paktën është arnuar sa për të qarkulluar, pushteti vendor ka zgjedhur të mos bëjë të njëjtën gjë me vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Në harkun kohor të 2 muajve të fund vitit dhe gjatë janarit kjo zonë u përmbyt 3 herë, por bashkia Shkodër zgjodhi të mos bëjë vleresim të dëmeve. Sipas drejtuesve vendorë, shkak i këtij frenimi është fakti se qeveria nuk e shpalli gjendjen e emergjencës natyrore duke mos i dhënë mundësi banorëve për t’u dëmshpërblyer. Megjithatë këta të fundit thonë se pushteti vendor e ka detyrë të paktën evidentimin e dëmeve dhe për të parë bilancet nëse këto përmbytje mund të përballohen edhe nga vetë Bashkia Shkodër.
Comments
Post a Comment