Heqja e kamerave goditje e krimit apo autogol i policisë? Flasin ekspertët: Fushatë


Operacioni i Policisë së Shtetit për heqjen e kamerave të krimit,  filloi në 25 Janar në qytetin e Shkodrës, ku fillimisht u çmontuan 21 pajisje inteligjente, dhe zgjati rreth tre javë.
Puna u shtri në 13 faza të ndryshme, dhe në 10 qarqe. Qarku i Kukësit dhe i Beratit janë, zonat që nuk u hoqën kamera sigurie. Ndërkohë Qarku i Tiranës ka numrin më të lartë, plot 224 kamera të hequra, ndjekur nga Shkodra, Durrësi, Elbasani, Korça dhe më pas qytete e tjera. Puna e policisë shikohet me skepticizëm nga ekspertët e sigurisë. Fatjon Softa dhe Ervin Karamuço, shprehen se policia duhet të bënte një operacion blic njëkohësisht në të gjithë territorin dhe jo me fushata.

Ervin Karamuço: Mbrapa çdo monitori ka persona të cilët mund të jenë vetë pjesëtarë të krimit të organizuar, ose të ngarkuar nga këta të fundit që të marrin sinjalizime.

Qoftë në kuadrin për t’i kaluar ato në formën e vetëmbrojtjes së organizatave kriminale, ose luftë ndaj rivalëve, për t’i ndjekur ata dhe pse jo për të bërë vrasje.

Tani gjithë problemi qëndron që kjo punë u bë me fushata. Nuk duhej të ishte bërë me fushatë. Ajo duhet të jetë një punë e vazhdueshme në kuadrin e kontrollit të territorit nga Policia e Shtetit.

Fatjon Softa: Fakti që ti e bën në Shkodër dhe i njofton të gjithë që unë do të të vij dhe ty i hoqe mundësinë atyre personave që i vunë ose jo për qëllime kriminale që t’i heqin të paktën në lidhjen mes serverit dhe kamerës për të ndaluar forcat zbuluese të policisë. Pjesa tjetër pastaj u kthye në një show që nuk pati efekt.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni