Dhunimi i Petraq Milos/ Rama: Abazoviç e telefonoi dhe i kërkoi ndjesë! Kryeministri malazez: Profesori nuk e prishi radhën, por po e rregullonte



Kryeministri Edi Rama ka falenderuar homologun Abazoviç për reagimin e menjëhershëm për rastin e dhunimit të profesorit Petraq Milo, nga policët malazezë në Doganën e Muriqanit. Nga Podgorica, Rama tha se Abazoviç e ka telefonuar dhe vetë profesor Milon.
Merrni këtë çdo mëngjes dhe do të humbni 25 kg
Beauty Slimin
“E vetmja arsye që nuk i ka ndodhur edhe Dritanit ajo që ndodhi me profesor Petraq Milon, është që Dritani njifet nga krifa e luanit dhe nuk e ngatërron njëri.

Dua ta falenderoj për faktin që qysh në sekondën e parë të daljes së asaj videos së shëmtuar, i ka telefonuar profesorit, i ka shprehur ndjesën, ai dhe ministri i Brendshëm. Janë marrë të gjitha masat, në raport me personat në fjalë.

Dhe e gjitha kjo është bërë me xhentilesë maksimale. Por dhe me urtërsi maksimale. Këto janë raste që ndodhin. U ndodhin në ndonjë raste dhe shqiptarëve me policinë shqiptare, apo malazezëve me policinë malazeze.

Këto janë raste që shërbejnë si burim frymëzimi për të gjithë patriotët dhe heronjtë me potencë të rajonit tonë. Këto janë raste që mezi presin për të ndezur flakën e nacionalizmit dhe për të kërkuar që të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike me fqinjin e radhës”, u shpreh Edi Rama.

Ndërkohë, kryeministri Dritan Abazoviç në fjalën e tij, ka pranuar se i ka kërkuar ndjesë profesorit Petraq Milo që në momentin e parë. Ai kërkoi që çështja të mos-politizohej, teksa tregoi se në fakt përkundër zërave, Petraq Milo nuk kishte kaluar pa radhë, por ishte përpjekur të rregullonte radhën.

“Shkurt, mua më vjen shumë keq që ka ndodhur ky incident. I kam kërkuar falje dhe profesorit. Masat i kena marrë menjëherë, janë arrestuar aktorët e këtij incidenti. Nuk kam qejf që të politizohet kjo çështje, se kjo nuk ka të bëjë me politikën, por me një moment katastrofal.

Unë e ftoj profesorin që të vijë, i kam kërkuar falje. Çdokush është i mirëseardhur. Atë ditë kur ka ndodh ky incident dhe çdo ditë kalojnë me mijëra njerëz. Edhe njëherë na vjen keq. Mendoj që profesori nuk e ka prish radhën, ai ka dashur të vërë rregull në atë situatë”, u shpreh nga ana e tij Dritan Abazoviç, kryeministër i shkarkuar por në detyrë i Malit të Zi.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni