Turizëm në vjeshtë, Shkodra sezon turistik në 4 stinët e vitit

Të ardhur nga vende të ndryshme me qëndrime disa ditore, por me një të përbashkët, po kthehen me përshtypjet më të mira për Shkodrën.

“Jam nga Anglia. Është hera e parë që vij këtu. Kemi viztuar malet, Thethin, Valbonën. Ishin vërtet të mahnitshme.

-Do të lëvizim sot për në Mal të Zi. Kemi qëndruar 2 javë. Unë jam nga Skocia. Ushqimi ishte shumë i mire, por edhe jeta e natës po ashtu.

— Jam nga Finlanda. Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe më ka pëlqyer shumë. Kemi qëndruar 2 ditë. Më pëlqeu gjallëria, shumë njerëz, shumë bare dhe restorante. Ishte kënaqësi të qëndroje në Shkodër”, shprehen tursitët.

Edhe pranë Zyrës së Informimit, çdo ditë, me dhjetëra turistë kërkojnë informacion, ku atraksionet më të kërkuara, krahas kalasë dhe muzeve vijon të jenë Alpet.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983