Shkodra humb intelektualin Agim Neziri, e bija ndanë me miqtë lajmin e hidhur

Shkruan në Facebook Miriam Neziri 

Kjo është dita ma e trishtuar për ne, dita që nuk do donim të vinte kurrë, pasi sot humbëm babën tonë të shtrenjtë Agimin! 

Nana jonë Fatmira, humbi njeriun me të cilin krijoi familjen e saj, që të dy e deshën aq fort. Une dhe motra ime Iliriana, humbëm një pjesë të shpirtit tonë, bashkë me atë i cili deri dje ishte mbështetja, këshilluesi dhe krenaria jonë. 

Baba jonë u largu i rrethuar nga dashuria e nanës tonë, që i ndjeti pranë me përkushtim të rrallë, i dy vajzave, mbesës e nipave të tij, i qetë se la pasardhës që emrin e tij të nderuar do e ruajnë dhe respektojnë si gjanë ma të shtrenjtë. 

Baba jonë, burri i rrallë, Doktor Agim Neziri do jetë përherë me ne, me fjalën e tij të mençur, dhe në mirenjohjen e mijëra pacienteve që i kuroi me kujdes e profesionalizëm të rrallë.

Nuk do t’I harroj kurrë udhëtimet që kemi ba sëbashku në Francë, nëpërmjet librave dhe frëngjishtes, në vitet, kur udhëtimi ishte i ndaluar për të gjithë. Përjetë do i jem mirënjohëse që më mësoi ta dua e të luftoj për më të bukurën, për më të mirën dhe që më dha dashninë për Shkodrën e krenarinë për të parët tanë.

Ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet nesër në ora 12.00, pranë Funeral Boriçit, Salla te Zigzaku, ně Parrucë
Pritja në datat: Sot, me 19 shtator, ora 17.00-20.00, si dhe të shtunën dhe të djelën.

Por kush ishte Agin Neziri? 

Doktor Agimi u lind në Shkodër në një familje qytetare me tradita dhe kontribut të rendësishëm ne fushën e arsimit dhe mjekësisë. Babai i tij Rexhep Neziri, eshte shquar që në bankat e shkollës dhe për primary kulturore e patriotike, dhe pas studimeve universitare në Francë ka punuar si profesor në Gjimnazin 28 Nentori, si dhe motra e tij arsimtare,  Drita Neziri, ndersa vellai i tij Petrit Neziri ka ushtruar profesionin e mjekut kirurg stomatolog.

Doktor Agimi ishte njohes i frengjishtes, rusishtes dhe italishtes, nje njeri erudit dhe i pasionuar pas letersise, kultivimit te luleve e notit.

Doktor Agim Neziri, i diplomuar me rezulatate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjeksësisë, pranë Universitetit të Tiranës, njihet si një nga specialistët e parë të okulistikës shqiptare që ka punuar krah emrave më të shquar të kohes si doktor Kristo Kristidhi, Andrea Aronin.

Ai ka dhënë një kontribut të gjatë për rreth 64 vite  në fushën e okulistikës duke krijuar klinikën e okulistikës pranë Spitalit të Shkodrës dhe duke sherbyer si mjek okulist për gjithë zonën e veriut të Shqipërisë.  Doktor Agim Neziri ka kryer me sukses ndërhyrje të komplikuara në sy, shpesh dhe në kushtet e mungesës së teknologjisë e mjeteve mjekësore dhe njihet si një nga diagnostikuesit më të mirë të sëmundjeve të syrit në vend.

Ai ka qëndruar aktiv dhe ka punuar me pasion në profesionin e tij deri para pak muajve në shërbim të qytetareve të qytetit ku lindi.

Doktor Agimi do të mbetet gjatë në kujtesë, jo vetëm si një figurë elitare e mjekësisë dhe e qytetarisë, por edhe si një humanist i rrallë, i cili me punën e tij të palodhur, me pasion e përkushtim të lartë i shërbeu mijëra pacientëve.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983