Shkarkohet nga detyra prokurori i Lezhës Sabri Kastrati

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 19 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Lezhës, Sabri Kastrati. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Roland Ilian. Prokurori Kastrati nuk ishte i pranishëm në seancën e shpalljes së vendimit.

Gjatë seancës dëgjimore të martën, Kastrati dha shpjegime për barrat e provës dhe gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit. Ai pretendoi se kishte paraqitur shpjegime dhe prova që kundërshtonin bilancet negative të konstatuara për pasurinë, si dhe për gjetjet lidhur me figurën e profesionalizmin.

Sabri Kastrati e nisi karrierën në fillim të viteve ’90 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 1995 dhe në vitin 1998 u largua me kërkesën e tij, pas kthimit nga emigracioni ai u riemërua prokuror në vitin 2005 dhe në 2013-ën u transferua në Prokurorinë e Lezhës, ku dhe e ushtroi funksionin deri në momentin e shkarkimit nga detyra.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983