Rama në Bruksel: Të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar anëtarësimin në BE

Kryeministri, Edi Rama ndodhet në një vizitë në Bruksel pas ftesës nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për një drekë punë me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të pranishëm në drekën e punës do të jenë kryeministri Edi Rama, homologu i tij, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Ursula von der Leyen është zgjedhur në krye të këtij institucioni edhe për një mandat të ri pesëvjeçar, ndërsa dy ditë më parë prezantoi dhe ekipin e ri me Komisionerët.

Në fokus të takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor do të jetë “axhendat e reformave dhe rritjes” të cilat gati të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor i kanë dorëzuar në Komisionin Evropian, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga BE-ja në maj të këtij viti.Rama: Vetë konsultimet do bëhen edhe më thelbësore, me këtë komitete të përbashkët do të kemi edhe një mekanizëm dialogu të forcojmë dhe fuqizojmë bashkëpunimin tonë, jemi vërtet të gatshëm të bëjë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar integrimin në BE. Brukseli ka zemër kjo është vërtet lajm i mirë. Dëshiroj ta mbyll fjalën time duke shprehur mirënjohje për Oliverin ekipin e tij dhe jo vetëm gjithçka që ata bëjnë përtej asaj që është e shkruar në dokumentin e tyre të punës.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983