Nga Mimoza Rexhvelaj/ Nënë Fifja, nëna e vetmuar e Malësisë së Madhe, vihet nën kujdesin e mjekëve të Shkodrës

Nënë Fifja, nëna e vetmuar e Malësisë së Madhe, vihet nën kujdesin e mjekëve të Shkodrës

Nga Mimoza Rexhvelaj

Falë punës dhe përkushtimit të stafit të Spitali Rajonal Shkoder Nënë Fifja po e merr veten, për t’u bërë gati për operacion. 

Nuk i kanë munguar vizitat dashamirëse nga të njohur dhe të panjohur që kanë dëgjuar për rastin e saj.

Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet kam dhe një vrejtje të vogël. 

Nuk bëjmë “reklamë” me vuajtjet e tjetrit, por sensibilizim se kjo moshë ka shumë nevojë për dashuri, përkujdesje, përkushtim.
Nuk kemi kërkuar as ndihma nga palët e tjera, për kurimin e saj se nuk kemi pas nevojë deri tani i kemi mbuluar vet, me aq mundësi sa kemi. 

Ndaj duke parë gjendjen e shpopullimit dhe braktisjes së moshës së tretë, dua të bëj një propozim publik ndaj Bashkisë Malësi e Madhe, por dhe këshilltarëve, që në planifikimin e buxhetit për vitin që vjen 2025, të planifikojnë një shtëpi për pleq, azil. 

Kjo është imediate, ma besoni, uroj shumë ta merrni në konsideratë!

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983