Ndarja e parakohshme nga jeta e Gerti Bogdanit! Ish-deputeti përcillet sot për në banesën e fundit, homazhe në nderim të tij zhvillohen në Kuvend

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili u nga jeta ditën e djeshme pas një arresti kardiak, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Kuvendi i Shqipërisë njoftoi një ditë më parë se seanca plenare që ishte planifikuar për këtë të enjte do të shtyhet, pasi do të hapë dyert për homazhet në nderim të Bogdanit. Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

Në nderim të figurës së ish-deputetit, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie këtë të enjte. Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.

Kush ishte Gerti Bogdani?
Gerti Bogdanit ishte studenti ekselent, i cili braktisi Shtetet e Bashkuar të Amerikës për tu rikthyer në vitin 2005 në Shqipëri ku hodhi hapat e para të karrierës së tij politike pranë Partisë Demokratike. Në 2007 ai fitoi garën e parë elektorale të tij në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku u zgjodh kryetar i Minibashkisë numër 10 në Tiranë, e cila ishte dhe lagjja e tij ku u rrit.

Bogdani u votua si deputet në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të 2009, mandat të cilin e rinovoi edhe në garën elektorale të 2013. Paralelisht ai drejtoi Forumin Rinor të Partisë Demokratike si dhe mbajti postin e sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë të PD-së, detyre nga e cila hoqi dorë në vitin 2019 pasi politika nuk ishte me ne planet e tij.

Gara e fundit elektorale për Gerti Bogdanin ishin primaret e Sali Berishës ku kërkoi te ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës në 2022 në Partine Demokratike. Bogdani vitet e fundit ishte tërhequr nga politika aktive, për sfida të reja, të cilat u ndërprenë në mes. Ai ka lënë pas dy fëmijët si edhe bashkëshorten, aktivisten Edlira Çepani.


Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983