Gjykata e Lartë rrëzon Mark Frrokun, ish-deputeti kundërshton sekuestrimin e pasurive

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Mark Frrokut për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtarit Medi Bici.

Ish-deputeti kundërshton sekuestrimin e pasurive, vendosur nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda. Në seancën e zhvilluar këtë të enjte, Gjykata e Lartë ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Mark Frrokut.

Frrokut, në vitin 2016 iu sekuestruan disa pasuri të cilat dyshoheshin se ishin vënë nga veprimtaria kriminale.

Gjykata e Krimeve të Rënda la në fuqi sekuestron e Prokurorisë, ndërsa ish-deputeti ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983