Gazetari: SPAK duhet të marrë nën hetim për korrupsion anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Nga Klodian Tomorri

Në tejkalim flagrant të kompetencave të saj, Gjykata Kushtetuese futi hundët aty ku nuk i takonte, kur rrëzoi ligjin për taksimin e profesioneve të lira. Botërisht, qeverisja dhe reformat fiskale janë kompetencë ekskluzive e maxhorancës parlamentare. Dhe i vetmi autoritet që ka tagrin t’i gjykojë ato është sovrani, përmes votës së tij.

Megjithatë sikur të mos mjaftonte një vendim i gabuar, gjykata shtoi edhe një tjetër, akoma më të rëndë duke prodhuar përmes tyre një puç Kushtetues.

Për shkak se para rrëzimit të ligjit nga Gjykata, një pjesë e mirë e bizneseve të profesioneve të lira e kishin paguar këstin e parë të tatimit, qeveria i është drejtuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese të shprehet se çfarë duhet të bëjë për këtë çështje. Përmes një përgjigje absurde, Gjykata Kushtetuese është përgjigjur se vendimi i saj nuk i prek ata që e kanë paguar këstin. Pra kush e hëngri, e hëngri.

Me pak fjalë, Gjykata Kushtetuese ka zyrtarizuar me dy vendime të saj, njëri më i paligjshëm se tjetri, pabarazinë më të madhe që shteti në Shqipëri u ka imponuar ndonjëherë qytetarëve të vet. Dhe kjo çmenduri ka mundësi që të mos jetë edhe aq naive.Në korridoret e ministrisë së Finacave, flitej se arsyeja e rrëzimit të taksës së profesioneve të lira, ishin interesat personalë të gjyqtarëve të Kushtetuese. Motrat, gratë, kunatat dhe farefisi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë shumica me biznese të profesioneve të lira. Disa me studio ligjore, të tjerë me studio konsulencë e kështu me radhë.

Për njerëzit me pushtet shpesh këto biznese janë instrument shumë efiçent në larjen e parave dhe legalizimin e të ardhurave që burojnë nga korrupsioni. Tani SPAK duhet të kryejë një verifikim shumë të thjeshtë. Sa prej njerëzve të afërt me anëtarët e Kushtetueses e kanë paguar këstin e parë të tatimit dhe si qëndron ky tregues në raport me mesataren.

Nëse njerëzit e afërm të gjyqtarëve Kushtetues nuk e kanë paguar këstin, kjo do të ishte një indicie e fortë për korrupsion. Sepse përdorimi i informacionit të brendshëm që buron nga detyra publike për qëllime personale është vjedhje.

Dyshimet që kjo ka ndodhur përforocohen nga vendimi i dytë i Kushtetueses për këtë çështje. Nëse njerëzit e tyre nuk kanë paguar këstin, anëtarët e Gjykatës nuk kanë nxitje që të shfuqizojnë këstet e paguara. Prandaj e gjitha kjo meriton të hetohet nga SPAK.

Por tani situata është kjo. Të dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese për tatimin e profesioneve të lira kanë krijuar praktikisht një puç antikushtetues, ku brenda të njëjtit sektor disa biznese e kanë paguar tatimin, ndërsa të tjerat jo. Dhe kjo nuk është Gjykatë Kushtetuese, por Gjykatë Puçistësh.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983