EMRI/ Jep dorëheqjen anëtarja e Gjykatës Kushtetuese

Një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka paraqitur dorëheqjen.

Burime për “Boldnews.al” bëjnë me dije se se gjyqtarja Elsa Toska ka paraqitur kërkesën për dorëheqje për arsye personale, por nuk ka dhënë detaje dhe nuk ka marrë pjesë as në gjykime.

Në muajin nëntor të vitit 2019, Elsa Toska është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo është hera e parë që një gjyqtar në Kushtetuese jep dorëheqjen dhe kjo situatë pritet të komplikojë situatën pasi në rast të një vendimarrje 4 me 4 vota, Kushtetuesja s’mund të dalë me vendim final.

Tashmë Gjykata Kushtetuese mbetet me 8 anëtarë nga 9 që ka në organikë.Kush është Elsa Toska?

Elsa Toska ka lindur më 05/06/1976 në Kavajë. Ajo është diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2005 ka marrë titullin “Master” në Studime Europiane në Rektoratin e Tiranës, ndërsa në vitin 2012 gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.


Në vitet 2000-2006 ka punuar si ndihmëskomisionere/eksperte ligjore pranë institucionit të Avokatit të Popullit dhe në vitet 2006-2007 ka ushtruar profesionin e avokatit. Gjatë periudhës 2007-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese.


Prej vitit 2005 e në vazhdim është lektore e së Drejtës Administrative dhe Kushtetuese në universitete të ndryshme, si dhe trajnere e të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit. Që nga viti 2010, është përfshirë si konsulente ligjore e jashtme në një sërë projektesh të organizmave ndërkombëtare, të lidhura me të drejtat e njeriut dhe gjyqës

orin.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983