Boçi: Drejtësia po godet opozitën para zgjedhjeve, rrëfim 500 faqesh pa prova

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Shkodër, Luçiano Boçi ka folur për aksionin e opozitës, dhe zhvillimet politike në vend.

Sipas Boçit, ky aksion i drejtësisë së re është një agresion politik që ka kohë që është nisur kundër PD dhe ka kaluar në fazën e proceseve gjyqësore apo hetimore që i drejtohen opozitës në prag të zgjedhjeve elektorale me qëllime politike dhe elektorale.

Boçi u ndal te rasti i liderit të opozitës, Sali Berisha, duke e quajtur dosjen hetimore si ‘një hartim 500 faqesh me episode ngjarjesh në formën e një rrëfimi personal të drëjtësisë ku konteksti dhe ligjërimi politik është i dukshëm, ku provat dhe faktet nuk duken gjëkundi’.

“Është një agresion politik që ka kohë që është nisur kundër PD dhe ka kaluar në fazën e proceseve gjyqësore apo hetimore që i drejtohen opozitës në prag të zgjedhjeve elektorale me qëllime politike dhe elektorale.

Kjo është e qartë pas përfundimit të agresionit ndaj vulës dhe simboleve vjen dhe mbahet në këmbë agresioni i vazhduar sepse zoti Berisha ka qënë në hetim duke përdorur drejtësinë si vrazhdë politike për të goditur dhe mbajtur në presion dhe nën sulm opozitën në tërësi por në mënyrë të veçanë PD dhe fokusimi kryesor i këtij sulmi është kreu i PD pa përjashtuar edhe elitën drejtuese të PD. Në rastin e zotit Berisha kemi një hartim 500 faqesh me episode ngjarjesh në formën e një rrëfimi personal të drëjtësisë ku konteksti dhe ligjërimi politik është i dukshëm, ku provat dhe faktet nuk duken gjëkundi, thjesht janë deklarata të dhëna edhe nga familja Malltezi dhe familja Berisha“, tha Boçi për Syri tv.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983