Armando Cungu jep dorëheqjen nga drejtimi i Laçit

Laci u mposht kete te shtune 2-1 ne Korce nga Skenderbeu. Fill pas ndeshjes ne konferencen per mediet, trajneri i kurbinasve, Armando Cungu ka dhene doreheqjen nga drejtimi i skuadres.

Ai ka shigjetuar gjykimin tendecioz kundër ekipit të tij, teksa shton se është trajner që kalon ture në Evropë dhe jo për mbijetesën. Pas javës së gjashtë në Superligë, vjen edhe largimi i trajnerit shkodran nga pankina e Laçit.

“Kur të jesh në fund të tabelës, nuk ka fjalë të tjera për të thënë. Përtej asaj, do të shoh pozicionin tim, do t’i komunikoj largimin drejtuesve. Nuk jam trajner për mbijetesë, e kam bërë me ekipin e zemrës Vllazninë, edhe vjet me Laçin, por është e pamundur të jem më për mbijetesë. Humbëm këtë ndeshjen sot, një pjesë e parë zhgënjyese totalisht për ne, sikurse golat janë amatoreskë në veprime. I pari në goditje standarte pa asnjë lloj pretendimi nga një ekip si Korça që m'u duk shumë i dobët po që arrijnë të na shënojnë statik.Nuk dua të diskutoj rastin e penalltisë, por është faull 100% ndaj lojtarit tonë në mesfushë si në disa raste të tjera të tilla. Te momenti i penalltisë që gjuhet, Korça gjen mundësinë që të shoqërojë portierin tonë e ne rrimë e shohim. Kjo nuk është nevoja që një trajner t’ia bëjë të ditur sportistëve, por kjo është situata.

Nuk është deklaratë emotive, është e sinqertë. E kam kërkuar largimin prej dy javëve për të qenë i sinqertë. Nervat ishin momentale gjatë lojës, por tani jam i qetë. Nuk e di pse, është e pamundur, pothuajse grupi i plotë i lojtarëve… Kjo është ndeshja e tretë radhazi që penalizohem me të verdhë, është turp se nuk jam person problematik. Kam luajtur 15 vite si futbollist e kam marrë vetëm një karton.

E për çfarë i marr? Për të drejtat tona. Kemi tre lojtarë me thyerje e trauma me Partizanin, protestojmë për të drejtën tonë dhe marrim të verdhë. Ndërsa edhe pse kundërshtarët ndonëse luajnë në mënyrë brutale, nuk marrin penalitete. Kjo është lojë nervash, unë nuk kam më nerva për lojëra të tilla.

Është një ekip i ri, me problemet e veta. Do të vijë ekipi gradualisht, nuk kam mundësi, ndoshta edhe shëndetësore për arsye stresi që të përballoj. Nuk jam trajner të vë emrin në listë për turp në futbollin shqiptar, për të hedhur ekipin në të dytën. Kam qenë në krye të tabelave, kam kaluar ture si askush më parë në Europë, duke fituar Kupa e Superkupa, në luftë për të fituar trofe. Por nuk mund të vazhdoj më, më vjen keq”, tha Cungu për RTSH në fund të ndeshjes.

Pas javes se gjashte te Superliges, Laci me vetem tre pike mban vendin e fundit. Tre humbje dhe tre fitore këtë sezon për Cungun në krye të bardhezinjve.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983