Anëtarja e KB: Çmimi i ujit të pijshëm në Shkodër do të rritet

Nga Eliona Kodra Shkreli Anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër 


Tashmë Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura ka nisur procedurën e ndryshimit tarifor duke e rritur atë për të gjithë banorët e territorit të Bashkisë Shkodër.

Ndonëse Këshilli Bashkiak i Shkodrës votoi kundër propozimit për dyfishimin e rritjes së çmimit, rilindasit vendosin të bëjnë fakt rritjen e çmimit të ujit të pijshëm që do rëndojë më shumë xhepat e çdo familje shkodrane.

Fasadat e premtimet rilindase në fushata elektorale përkthehen në rritje çmimesh, tarifash, taksash mjafton që të mbushin arkat shtetërore e të rrisin korrupsionin e në këtë mënyrë të varfërojnë e të vështirësojnë edhe më shumë jetesën e shqiptarëve.

Tashmë shkodranët do gëzojnë rritjen e çmimit të ujit të pijshëm dhe shumë shpejt kryrbashkiaku do t’ju bëjë një tjetër surprizë….parkingjet me pagesë nëpër rrugët e Shkodrës.

Kjo është Rilindja, ky është Edi Rama, ky është Benet Beci dhe kjo është mënyra se si qeverisin duke bërë fasadë e propagandë e duke detyruar shqiptarët të lënë vëndin e tyre për shkak të korrupsionit dhe vjedhjes që i bëhet parave të tyre përmes taksave dhe tarifave të larta që i rrisin pothuajse çdo vit.

Shkodra do t’i japë përgjigjen e merituar këtyre hajnave që gënjeshtrën e kanë profesion dhe mashtrimin e kanë pjesë të propagandës e fasadës rilindase. Këta nuk dinë të bëjnë shtet por dinë vetëm të pasurohen me korrupsion në emër të ‘bërjes së shtetit’.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983