Abissnet Superiore-Vllaznia-Bylis, të dielën, ora 17:00, në “Loro Boriçi”. Klubi kuqeblu nxjerr në treg biletat. Mbyllja e tribunës C5, reagojnë “Vllaznit Ultras”

Fitorja në transfetë me Teutën javën e kaluar duke marrë edhe kryesimin e kampionatit ka krijuar një atmosferë shumë pozirive, jo vetëm brenda skuadrës, por edhe në radhët e tifozërisë shkodrane, e cila pritet të jetë e madhe në numër në sfidën e radhës, atë ndaj Bylisit që luhet pasditen e së dieles në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00.

Megjithatë, duket se ka një problem në këtë mes, sepse në njoftimin zyrtar që KF Vllaznia bën si zakonisht për shitjen e biletave në pragndeshje, këtë radhë tribuba C5, aty ku sistemohen zakonisht grupimi i tifozëve “Vllaznit Ultras”, nuk figuron në tabelën e publikuar nga ana e klubit kuqeblu.

Biletaria e Stadiumit “Loro Boriçi“

Të shtunën

(Ora 10:00 – 19:00)

Të dielën

(Ora 10:00 – 18:00)

Duke filluar nga sot, biletat mund ti gjeni:

Tek dyqani UNIVERSAL

(Ora 09:00 – 20:00)

Market VLLAZNIA – Tek Stacioni i Trenit

ONLINE: https://shop.vllaznia.al/biletat/
Nga sa bëhet e ditur, një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga ana e këtij grupimi, që gjithësesi, ato si zakonisht kanë publikuar informacionin në faqen e tyre zyrtare të rrjeteve sociale, duke paralajmëruar se do të jenë aty, në tribunën C5 ku kanë qëndruar si çdo herë në mbështetje të skuadrës së zsemrës Vllaznia.

 “Vetëm në C5. Të dielën luajmë ndeshjen e rradhës kundër Ballshit. Ora 17:00! Grumbullimi jonë fillon në 15:00 te Salla e Lojërave. Shallin në qafë e shokët për krah! Fundjava është e Vllaznisë! Asgjë nuk na ndal në rrugën tonë. Forca Vllaznia! Forca Vllaznit!”,-shkruajnë në reagimin e tyre grupimi “Vllaznit Ultras”.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983