“5 mijë euro ose do të publikoj videot”/ Arrestohet i riu “i rrezikshëm”, shantazhonte një vajzë

Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Dibrës kanë arrestuar një të ri, i cili akuzohet se shantazhonte dhe përndiqte një vajzë dhe familjarët e saj, për dhënien e një shume prej 5 mijë eurosh, për mospublikimin e videove dhe fotove personale të saj në rrjete sociale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Phone fiend” është vënë në pranga shtetasi Indrit Vucaj, 30 vjeç, banues në Bulqizë, i cili akuzohet për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”

Sipas autoriteve policore, ky shtetas më përpara ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin zvicerian.

“Nga veprimet hetimore të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet se ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, për mospublikimin e disa fotove dhe videove personale të 33-vjeçares, në rrjete sociale.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983