4 shtetas të proceduar dhe disa të tjerë te shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës, për vepra të ndryshme penale

DVP Shkodër

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-T. B., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë, shtetasin N. Gj., 38 vjeç;

-N. N., 44 vjeç, banues në Shkodër,  për veprën penale “Ndërtim pa leje”;

-Gj. B., 82 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim shtetasi S. C., se 82-vjeçari i ka pushtuar një sipërfaqe toke.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen  D. Ll., 59 vjeçe, banuese në fshatin Shkjezë,  për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

-Më datë 19.09.2024, shtetasit L. J., dhe Gj. J., me banim të përkohshëm në Itali, kanë kallëzuar se u kanë vjedhur, disa sende të banesave të tyre në vendin e quajtur "Harku i Berdicës". Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.       

-Më datë 19.09.2024, shtetasi L. M., 81 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur në banesë kur nuk kishte njeri, sende e para.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.       

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983