Posts

Showing posts from February, 2023

Tani rrëfen historinë tragjike të jetës, i kërkon falje prindërve!

Image
Tani ishte banori i radhës që tregoi historinë e tij të jetës. Një histori e dhimbshme e cila shkon deri në rrënqethje. Ai rrëfeu aksidentin tragjik që i ndodhi kur prindërit e tij humnbën jetën. Tani ka qenë drejtues i automjetit dhe ishte i vetmi që i shpëtoi aksidentit tragjik. Një kamion i doli atij në korsinë ku po qarkullonte dhe shkaktoi aksidentin fatal. Tani gjithashtu foli për vështirësitë e tij të jetës dhe tregoi për gjendjen e vështirë ekonomike. Ai i kërkon falje familjes për aksidentin që shkaktoi.

Deputeti Beci takon maturantin Shkodran që krijoi dronin: Energjitë e njerëzve te tillë na shërbejnë për ta çuar Shkodrën aty ku vërtet e meriton

Image
Igzoni është veç një prej të rinjve shkodranë që gjejnë mënyra për ta vënë teknologjinë në përdorim të ideve të tyre, mundësive për zhvillim dhe risive emocionuese. Me të u njoha dje duke ndjekur lajmet e ditës, e sinqerisht e falenderoj që iu përgjigj menjëherë telefonatës sime e më dha mundësinë me e taku nga afër. Është plot me ide, me ëndrra e me dëshirën e madhe me u bë dikush, e me pasë mundësinë që me "fluturu" si droni i tij. Takimi me të veç më nxit mendimin se sa shumë raste të tilla, njerëz të tillë ka ky qytet e si e gjithë kjo energji duhet shfrytëzuar për ta çuar Shkodrën aty ku vërtet e meriton shkruan Beci Maturanti i ekselencës nga Shkodra, Igzon Hoti ka një talent në ndërtimin e dronëve. Edhe pse ka krijuar 3 mjete të tilla fluturuese, ai thotë se nuk i është ofruar mbështetje për krijimet e tij, ndaj dhe të ardhmen e sheh jashtë Shqipërisë.18-vjeçari i ka mahnitur të gjithë me shpikjen e tij të sofistikuar.

Spahia takim me strukturat e PD Velipojë:Do ta çlirojmë ketë zonë prej deskriminimit që i ka bërë qeveria

Image
Kryetari i Bashkise Shkodër Bardh Spahia njëherësh drejtues politik i qarkut ka zhvilluar nje takim me strukturat e PD Velipoje. Ne fokus ishte zhvillimi i zones dhe diskriminimi qe i ka bere qeveria. STATUSI I PLOTË:  Me demokratët e Velipojës, që gjithmonë kanë ditur me vendosmëri e kurajo të përballen me çdo sfidë. Çdo diskutim me ta është një motivim më shumë për të mos u ndalur në rrugën e ndryshimit që të gjithë e presim. Janë të nëpërkëmbur nga qeveria dhe thellësisht të shqetësuar për realitetin që është krijuar, ku mungojnë investimet strategjike, ende janë të pazgjidhura problemet e pronësisë dhe ikja e rinisë ka krijuar boshlleqe në tregun e punës, megjithëse potencialet ekonomiko – turistike janë të jashtëzakonshme. Si qeverisje vendore, nëpërmjet investimeve në infrastrukturë dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve synojmë ta kthejmë plazhin e Velipojës në një qendër të rëndësishme të turizmit shqiptar në bregdetin e adriatikut.

Proçesi i digjitalizimit në bibliotekën "Marin Barleti"/Deri tani janë digjitalizuar mbi 70 mijë faqe ndërsa proçesi vazhdon

Image
Biblioteka e qytetit në Shkodër "Marin Barleti" ka vite që e ka nisur proçesin e digjitalizimit të fondit të librave. Të parat që janë përfshirë në këtë proçes kanë qenë antikuaret apo me periodikët e vjetër ndërsa është vijuar edhe me librat e tjerë. Maxhid Cungu, drejtuesi i Bibliotekës shprehet se përmes këtij proçesi, aksesi ndaj librit bëhet më i thjeshtë për lexuesin por një tjetër avantazh që sjell ky proçes ka të bëjë me faktin se nuk lejon dëntimin fizik të librave.Pavarësisht realitetit të ri ku libri vjen në formën e tij elektronike, sërish ata që e duan librin fizik nuk mungojnë në këtë bibliotekë.Proçesi i digjitalizimit ka edhe anën tjetër të medaljes që ka të bëjë me respektimin e të drejtës së autorit të librave që publikohen. Deri tani në Bibliotekën "Marin Barleti" janë digjitalizuar mbi 70 mijë faqe ndërsa proçesi vazhdon pa u ndalur.

"Sahati i Inglizit" në Shkodër, fati i një historie/ Nga Kolec Traboini

Image
Nga Kolec Traboini, Boston Është quajtur ndryshe edhe Sahati i Inglizit, për shkak se ka qenë rezidencë e lordit anglez Paget. Përpara se të ngrihej ajo ndërtesë që është sot, në vendin që dikur kishte qenë kënetë, ishte shtëpia e Domnorëve, të cilët u shpronësuan nga qeveria turke. Arratisja nga Mali i Zi për në Shkodër i një kundërshtari politik të Knjaz Nikollës, bëri që me ndërhyrjen e Beroviqit (atëherë anëtar i këshillit administrativ) tek valiu i qytetit, shtëpia t’i jepej malazezit, të cilit, po me ndërhyrjen e valiut, i erdhi falja nga vetë krajli i Malit të Zi. Pas rikthimit në atdhe të disidentit Mercariç, gjysma e shtëpisë së Domnorëve iu shit lordit Paget, ndërsa pjesa tjetër iu fal, nga qeveria, malazezit Bozho Mikashiq. Qeveria turke ia bëri këtë dhuratë malazezit për motive politike, ngase vëllai i Bozhos, Todor Kadiqi kishte vrarë në Kotor knjazin Danilo Petroviç më 1860. Nga ana e tij, Bozho ia ktheu nderën turqve duke udhëhequr ushtrinë e tyre në luftën e Tivarit më

Rritet numri i të rinjve që studiojnë jashtë vendit, Bekteshi: Ndërhyrja e politikës në universitete ka ndikuar në mos zhvillimin normal të tyre…

Image
Në Shqipëri ka një shqetësim në rritje për largimin e të rinjve nga vendi. Çdo vit, afro 10% e numrit të studentëve, sipas autoriteteve zyrtare zgjedhin të studiojnë jashtë vendit. Pedagogu Adem Bekteshi e sheh me shqetësim këtë fenomen, për ta kjo përbën rrjedhje të trurit, pasi vendit në terma afatgjatë, siç shprehen ai, do t’i mungojë shtylla e shoqërisë dhe ekonomisë. Bekteshi thote se nderhyrja e politikes ne universite ka ndikuar ne mos zvillimin normal te tyre ndersa mendimi per kthimin e unversitetve rajonale ne qendra kerkimore eshte shume I gabuar. Sipas studiusve, arsyet e prirjes së lartë të të rinjve për t’u arsimuar dhe punësuar jashtë vendit janë komplekse, duke filluar nga cilësia e mësimdhënies në universitete, mungesa e meritokracisë dhe tregut të punës, korrupsioni, pagat e ulëta sa ¼ e pagës mesatare në vendet e BE, por dhe disa reflektime të tjera të shoqërisë shqiptare.

Gurët në veshka prekin 15% të popullatës, mjeku: Shqiptarët nuk pinë ujë mjaftueshëm

Image
Gurët në veshka janë një sëmundje, trajtimi i së cilës në vendin tonë keqmenaxhohet duke bërë që pacientët të humbasin funksionin e këtij organi 15% të rasteve. Profesor, Myftar Barbullushi, tregon se nga studim i kryer në pacientë e prekur, përtej faktorit genetik, ushqyerja dhe stili i jetesës ka çuar në degradim të funksionit të veshkës. Sipas matjeve të këtij studimi, shqiptarët e prekur konsumojnë shumë pak ujë në ditë. Profesori thotë 2% janë fëmjë që preken nga guri i cistinës, kryesisht për shkak të faktorit genetic. Mjekët kërkojnë që prindërit të bëjnë kujdes me ushqimet që u japin fëmijëve dhe me faktorët genetik në familje për t’i paraprirë kontrolleve. Gurët në veshka në vendin tonë merren lehtë por mjekët thonë se janë vetëm maja e ajsbergut, poshtë së cilës fshihen shumë sëmundje.

Luke Syku: "Historia e vërtetë e personazhit të Tuç Makut"

Image
Tokat që u ndanë mes fshatarëve te filmi ‘Toka Jonë’, nuk ishin të partisë. Megjithëqë fshatarëve të zonës iu gëzuan ëndrrat, ata e dinin fort mirë që nuk ishin të tyret. E njihnin edhe të zotin. Kjo është historia e vërtetë e Gjon Nik Sykut, personazhit mbi të cilin Kol Jakova ka shkruar dramën “Toka jonë” e që më pas u realizua edhe filmi me të njëjtin titull. Por historia e Gjonit nuk nis e mbaron me pasuritë. Kur regjimi komunist të hidhte rrënjë, ai dhe gjithë burrat e fisit të tij do të quheshin antikomunistë të betuar, duke nisur kështu persekutimet njëri pas tjetrit. “Në një fshat në veri të Shqipërisë reforma agrare i kthen tokën Lokes dhe familjes së saj, të cilën ia kishte përvetësuar me intriga Tuç Maku, një pronar i madh tokash në atë zonë. Fillon konflikti midis dy familjeve. Tuç Maku hakmerret duke vrarë Murrashin, djalin e Lokes, i cili ishte një nga aplikuesit e reformës agrare. Mbas kësaj tragjedie, Lokja kthehet te fëmijët e saj, Leka dhe Filja”. Shkurtimisht, ky ësh

Flet shoferi i "Porsches" që u përplas nga autobusi: Përjetova tmerr, makina u ngrit në ajër

Image
Shoferi i mjetit tip “Porsche”, që u dëmtua më së shumti në aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku u përfshi autobusi dhe nëntë mjete të tjera, ka folur së fundmi dhe ka treguar gjithë përjetimin e tij në momentin e aksidentit. Ai tregon se në momentin e parë ka përplasur një vajzë, por fatmirësisht pa pasojë për të renë. Kaljon Aleksi shprehet se është ndjerë keq për faktin që të gjithë e akuzuan para se të dilte videoja se ai ishte shkaktari i aksidentit. Në lidhje me shkakun e aksidentit, ai shprehet se në këtë rast nuk ka asnjë fajtor, pasi shoferit të autobusit i ka rënë të fikët. Këtë konstatim ai e bën duke krahasuar sëmundjen e shoferit të autobusit me atë të babait të tij, që nuk jeton më. “Jam mirë nuk kam dëmtim, vetëm shembje dhe traumë. Ka qenë ora 10:30, unë isha nisur për në aeroportin e Rinasit. Isha vetëm në makinë, ndjeva një goditje të madhe që erdhi nga pas dhe nuk e kuptova çfarë ishte. Pjesa e pasme e makinës u ngrit në ajër dhe më shtyu drejt pemës dh

Masakra e Velipojës / Nëna e vëllezërve të vrarë: Si i gjeta të shtrirë përtokë, i vogli më shtrëngoi dorën

Image
Në orët e para të 27 Qershorit 2021, një konflikt për vendosjen e çadrave të plazhit në Velipojë shkaktoi 4 të vrarë dhe 2 të plagosur. Ngjarja ndodhi mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku. Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku. Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli. Krimi ndodhi në oborrin e hotelit të familjes Gocaj në Velipojë, ku pala tjetër kishte shkuar për t’u sqaruar në lidhje me vendosjen e çadrave në plazh. Dy familjet kanë patur njohje dhe miqësi mes tyre, por në debat e sipër situata u agravua deri në përdorimin e armëve. Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus risjell këtë masakër të ndodhur 2 vite më parë. Në këtë histori flasin prindërit e djemve Gocaj, të cilët kërkojnë drejtësi dhe duan të dinë në cilën fazë janë hetimet e Prokurorisë së Shkodrës dhe përse po zvarriten. Nëna e vëllezërve Gocaj, tregon momentet e para të ngjarjes se si në oborr

Plas ‘sherri’ mes krushqve? Roberti ka dy fjalë për Sabianin: Veprime anadollake, një prind evropian s’bën kështu…

Image
Babai i një nga banorëve të shtëpisë, Kristit, Robert Aliaj ka folur lidhur me historinë e djalit të tij me vajzën e këngëtarit, Sabianit, Kejsin. Lidhur me deklaratat që Sabiani ka bërë së fundmi për marrëdhënien e të bijës me Kristin, Roberti i cilëson këto deklarata si anadollake dhe mesjetare, që një prind evropian nuk duhet t’i bëjë kurrë për fëmijën e tij. “Ti ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmershme që mund t’i bësh fëmijës në Evropë, se duan të impenjohen në Eu. Këto qëndrime krejtësisht anadollake… kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë. Janë shqipfolës, por jo shqiptar. Një shqiptar i ndershëm është shqiptar i Nolit, i Migjenit, nuk janë këta shqiptarë që në mënyrë analfabete, artikulojnë revoltën e tyre e shprehin duke kërcënuar njerëzit e familjes. Po bëhet nami, ne po përjetojmë disa moment mesjetare këtu”, ka thënë ai. Ndërkohë, vlen të theksohet se Sabiani ka dalë kundër kësaj marrëdhënie. Pas puthjes së ndodhur

Kanga shkodrane “Dalin Vashat” dhe historia e saj

Image
Kanga e njoftun shkodrane “Dalin vashat prej mejtepit” asht nji histori e vërtetë dashnie…historia e nji dashnie t’parealizueme… Autori i kanges asht Hasan Preza, i cili ja ka kushtu këtë kangë nji vashe që e ka dashtë prej larg… I riu Hasan Preza, ishte me profesion kundraxhi,(kepucar), dhe kishte dugajen e vet të kundrave në Shkoder, bash perballë me mejtepin,(shkollen), e vajzave… Ne mesin e vajzave nxanese qe hynin e dilshin perdite në mejtep, ishte njena që ia kishte rrembye zemren djaloshit… I riu Hasan e donte në fshtehtesi, andrronte per të vazhdimimisht, deri atë dite kur ajo vasha erdhi ne dugaje te Hasanit me porosite nje pale kundra te reja. Kur porositeshin kundrat e reja per vajzen si asht kene tradita, ajo gja donte me thanë qe vajza ishte feju, vasha e andrrave te djaloshit kundraxhi ishte fejue me tjera kënd… Zemra i shkrumbohet ashikut por ashtu kanë kenë kohnat atehere…Kur baba i Vajzes i thote me ia marrë të bijës masen e kambes, Hasani i thote :– “S’ka nevoje se mu

Shqiptarët, ‘shtëpi bari’ 100 m larg ndërtesës së policisë në Belgjikë

Image
Dy shqiptarë janë vënë në pranga për kultivim të kanabisit. Pas disa hetimeve policia belge ka arritur të zbulonte aktivitetin e dy shqiptarëve.Efektivët zbuluan një banesë të kthyer në ‘shtëpi bari’, jo më larg se 100 metra nga ndërtesa qendrore e policisë në Roeselare. Ndërkohë shqiptarët e arrestuar nuk kanë pranuar se kanë lidhje me ngjarjen.Sakaq nga hetimet është zbuluar edhe lidhja e paligjshme e energjisë elektrike, një praktikë shumë e përdorur nga kultivuesit e kanabisit.

Bie suvaja e stadiumit "Loro Boriçi".Qytetarët: Të merren masa

Image
Nje incident eshte regjistruar mengjesin e sotem prane stadiumit Loro Borici ne s Shkoder.Rrëzimi i një pjese të suvasë se ketij stadiumi ka rrezikuar qytetarët qe kalojne ne kete zone . Pamjet  tregojne se ne disa prej kolonave te betonit ka amortizim te suvase e cila rrezikon te bjere.Qytetarët  apelojnë marrjen e masave për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme. Stadiumi Loro Borici u rikonstruktua pak vite me pare. Investimi kapi vleren e rreth  15 milionë euro, ndersa prej kohesh ky impiant i është lënë nën administrim bashkisë së qytetit me një kusht të vetëm qe Federata Shqiptare e Futbollit ka ruajtur të drejtën e përdorimit të impiantit, sa herë që i nevojitet për ndeshje të ekipeve kombëtare. Për çdo ditë tjetër, pushteti vendor i qytetit mund ta përdorë stadiumin në interes të skuadrës shkodrane dhe çdo ekipi tjetër futbolli të qytetit. Nderkohe qe punimet e dobeta te kryera tregojne se ambjenetet kane nevoje per nderhyrje per ta kthyer kete stadiumi ne kushte optimale

Përmbytjet e përvitshme dëmtojnë rëndë rrugën e Obotit!

Image
Dëmeve nga përmbytjet e herëpashershme nuk i ka shpëtuar as rruga kryesore e fshatit Obot. Ajo prej kohësh ndodhet e amortizuar si shkak i gërryerjeve të ujit duke bërë që asfalti të vahet dhe përgjatë rrugës të ketë gropa të shumta. Pushteti vendor ka ndërhyrë në 2 pjesë të saj duke bërë asfaltimin provizor të pjesës së dëmtuar. Ndonëse kjo nuk është zgjidhje afatgjatë pasi në dëgjesat e vazhdueshme banorët e kësaj zone kanë kërkuar që rruga hyrese e fshatit Obot të ngrohej në nivele më të larta pasi që në ndërtimin e saj ajo ka qenë jashtë standarteve duke bërë që uji të depërtojë mbi rrugë sa herë që ka reshje intensive shiu.Ndryshe nga rruga ku të paktën është arnuar sa për të qarkulluar, pushteti vendor ka zgjedhur të mos bëjë të njëjtën gjë me vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Në harkun kohor të 2 muajve të fund vitit dhe gjatë janarit kjo zonë u përmbyt 3 herë, por bashkia Shkodër zgjodhi të mos bëjë vleresim të dëmeve. Sipas drejtuesve vendorë,  shkak i këtij frenimi është fak

Dhunimi i Petraq Milos/ Rama: Abazoviç e telefonoi dhe i kërkoi ndjesë! Kryeministri malazez: Profesori nuk e prishi radhën, por po e rregullonte

Image
Kryeministri Edi Rama ka falenderuar homologun Abazoviç për reagimin e menjëhershëm për rastin e dhunimit të profesorit Petraq Milo, nga policët malazezë në Doganën e Muriqanit. Nga Podgorica, Rama tha se Abazoviç e ka telefonuar dhe vetë profesor Milon. Merrni këtë çdo mëngjes dhe do të humbni 25 kg Beauty Slimin “E vetmja arsye që nuk i ka ndodhur edhe Dritanit ajo që ndodhi me profesor Petraq Milon, është që Dritani njifet nga krifa e luanit dhe nuk e ngatërron njëri. Dua ta falenderoj për faktin që qysh në sekondën e parë të daljes së asaj videos së shëmtuar, i ka telefonuar profesorit, i ka shprehur ndjesën, ai dhe ministri i Brendshëm. Janë marrë të gjitha masat, në raport me personat në fjalë. Dhe e gjitha kjo është bërë me xhentilesë maksimale. Por dhe me urtërsi maksimale. Këto janë raste që ndodhin. U ndodhin në ndonjë raste dhe shqiptarëve me policinë shqiptare, apo malazezëve me policinë malazeze. Këto janë raste që shërbejnë si burim frymëzimi për të gjithë patriotët dhe h

Rama në krah të Abazoviç: Shqipëria dhe Mal i Zi janë më shumë se sa fqinj!

Image
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Malit të Zi, tha se me këtë shtet Shqipëria është më shumë se fqinj. “Edhe një herë tjetër ne kemi ndjerë në vetë të parë ngrohtësinë mikpritjes dhe afrimitetin vëllazëror mes nesh. Dua ta përsëris këtu atë që thash gjatë mbledhjes. Shqipëria dhe Mal i Zi janë më shumë se sa fqinj.”, tha Rama. vijon,…

Nipi i të pushkatuarit i shtrin Dorën e Pajtimit djalit të Mehmet Shehut

Image
Në kuadër të Ditëve të kujtesës që synojnë reflektimin mbi të shkuarën, një regjisor austriak e një shkrimtar shqiptar folën për familjarët nazistë e komunistë. Nils Olger e Bashkim Shehu u ndalën te ndikimi i biografisë në art dhe vështirësia e përballjes me të shkuarën e familjarëve. Më 1949, 14 veta u vranë nga regjimi komunist në masakrën e Qafë Valmirit në Mirditë me një vendim të Gjykatës së Lartë mbledhur në Rrëshen pas një rekomandimi të Mehmet Shehut. 74 vite më vonë, nipi i një prej të pushkatuarve, Gjergj Marku i shtrin dorën e pajtimit, të birit të ish kryeministrit Mehmet Shehu, Bashkim Shehu. Gjergj Marku u shpreh se Bashkim Shehu nuk ka faj për krimet e kryera gjatë regjimit komunist dhe përfshirjen e të atit në to. Përballja e pinjollit të ish kryeministrit me pasardhësin e një viktime të atij regjimi, u bë gjatë “Ditëve të kujtesës” organizuar nga IDMC. “Është hera e parë që ne ballafaqohemi bashkë. E për rrjedhojë mbetet për t’u vlerësuar raporti yt me të kaluarën,

Kujtesë Historike Për Shqiptarët Në Mal Të Zi

Image
AZGAN HAKLAJ Kujtesë historike për shqiptarët në Mal të Zi. Dossier: Misionarë të ruajtjes së trojeve iliro-dardano-arbërore e identitetit kombëtar. Luftëtarë të pamposhtur, qëndrestarë të paepur për përmbushjen e kauzës kombëtare. Në shekuj’ e ruajtën të pashuar zjarrin e lirisë. Dishepuj të demokracisë e vlerave europiane, promotorë të finalizimit të endrrës nacionale. Shqiptarët e Malit të Zi janë trashëgimtarë të drejtëpërdrejtë të iliro -dardano -arbërorëve, banorë prej mijëra vjetësh në trojet e tyre kur nuk kishte Rusi, Serbi e as Mal të Zi. Në antikitet ai që sot quhet Mali i Zi ishte Mbretëria Ilire e Ardianëve, e cila është qeverisur nga Agroni, Teuta dhe Genti. Aty kanë banuar fiset e tjera të Ilirëve, labeatët dhe diokleatët, në zonën midis Zetës dhe Bjelopavliçit rreth tre-katër km në veripërendim të Podgoricës së sotme, ku bashkohen lumejtë Zeta dhe Moraça. Ata ishin ngulitur aty që nga shekulli i tretë para lindjes së Krishtit Pas vërshimeve romake e pushtimit të ketyre

Bashkia Shkodër ka nisur punën për rikonstruksionin e lulishtes së teatrit “Migjeni”

Image
Bashkia Shkodër ka nisur punën për rikonstruksionin e lulishtes së teatrit “Migjeni”. Ky investim që kap vlerën e 4.8 milion lekëve të reja, parashikon heqjen e kangjellave dhe sistemimin e plotë të sheshit përreth teatrit, duke shtuar sipërfaqen e gjelbërt dhe hapësirat rekreative. Pas përfundimit të punimeve për sistemimin e rrjetit të kanalizimeve nëntokësore që i dha zgjidhje problematikës së përmbytjeve, ky është investimi i radhës që realizohet në këtë shesh, për t’i dhënë imazhin që meriton ky tempull i artit dhe kulturës në Shkodër. Duke ftuar qytetarët dhe biznesin të kontribuojnë në ruajtjen e investimeve që realizohen në qytet, bashkia Shkodër bën me dije se shumë shpejt të tjera investime të reja dhe përmirësime në infrastrukturën egzistuese do të realizohen në disa zona të qytetit dhe njësive administrative.

Jetonte poshtë urës, vdes vëllai i yllit të pop-it, Madonnës

Image
Anthony Ciccone , vëllai më i madh i Madonna-s , ka vdekur në moshën 66-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka dhënë muzikani Joe Henry , i martuar me motrën e Madonna-s, Melanie Ciccone. Përmes një postimi në “Instagram”, Henry ka bërë me dije se Ciccone është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. “Kunati im, Anthony Gerard Ciccone, ndërroi jetë mbrëmë. E njoh që kur isha 15 vjeç. Antoni ishte një personazh kompleks. Dhe Zoti e di.  Ne jemi grindur në disa momente, siç bëjnë vëllezërit e vërtetë. Por unë e doja atë”, shkruan ai, duke mos bërë me dije shkakun e vdekjes. Ciccone kishte luftuar me alkoolizmin për vite dhe kishte qenë i pastrehë, madje për disa kohë thuhet se ai jetonte poshtë një ure në Michigan. Ai nuk shkonte aspak mirë ne Madonnën. Ata kishin një marrëdhënie “të komplikuar” dhe ziheshin shpesh herë me njëri tjetrin.

Të rinjtë e Postribës në shërbim të vendlindjes, mbjellin fidanë të llojit pishë në zonën e Rrasekut

Image
Shkruan njëri prej iniciatorëve :  Edhe ne qofte dita e fundit ne qofte se te jepet mundesia ta mbjellesh nje fidan mbille. Sot u kenaqa me inisjativen e nje grupi vellezerish ne Postribe qe mbollen 100 fidane pishe rruges se Rrasekut. Allahu i shperblefte me te mira se jane vertete per tu marre shembull per mire. Aq ma teper sot kur shumica e kane e mendjen tek inteteresat personale dhe pakkush kujdeset per mjedisin publik. Allahu e udhezofte popullin tone se kete vend e rregullojme dhe ndertojme vetem ne,nuk na e rregullojne te huajt, por duhet te ndergjegjesohemi sa ma pare.

Vdiq në aksidentin në Kroaci, Niko Peleshi: Lajm i dhimbshëm, s’mundi t’u kthehej kolegëve në Komandën e Forcës Ajrore

Image
Gazmir Korbi, i cili u nda nga jeta tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në Kroaci ishte pjesë e komandës së Forcës Ajrore. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili ndau ngushëllimet për viktimën. I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme.  Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!”- shkroi Peleshi teska ndan edhe foton.

Aksident në aksin Laç-Fushë Krujë, raportohet për 6 të plagosur

Image
Një aksident raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Laç – Fushë Krujë pranë fshatit Fushë Mamurras. Bëhet me dije se dy autovetura janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur 6 persona të plagosur, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spitalin e traumës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën e aksidentit. Kurbin / Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Laç – Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë Mamurras, janë aksidentuar automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Renault”. Për pasojë kanë marrë lëndime fizike dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore shtetasit I. H. 43 vjeç dhe shtetasja I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip “Benz” si dhe shtetaset M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip “Renault”. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksident në autostradën Milot-Thumanë, disa të plagosur

Image
Një aksident është shënuar në autostradën Milot-Thumanë pranë fshatit Fushë Mamurras. Dy makina janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona. Gazetari i Abc News, Ahmet Zani raporton se njëra nga makinat ka goditur mjetin tjetër që udhëtonte në të njëjtën korsi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ndërsa të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spitalin e Traumës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Njoftimi i policisë: Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Laç ? Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë Mamurras, janë aksidentuar automjeti tip ?Benz? me automjetin tip ?Renault?. Për pasojë janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë shtetasit I. H. 43 vjeç dhe shtetasja I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip ? Benz? si dhe shtetaset M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip ?Renault?. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e

Mijëra euro per propagandë, Facebook mbyll profilet e partisë së Vuçiç

Image
Kompania e rrjeteve sociale “Meta” e cila ka në përbërje Facebook dhe Instagram raporton se ka mbyllur me dhjetëra profile të rreme të Partisë Përparimtare Serbe, të cilat përdoreshin për propagandë. Sipas raportit për tremujorin e fundit të vitit 2022, META bën me dije se ka mbyllur 5374 profile dhe 12 grupe në Facebook si dhe 100 llogari në Instagram të SNS. Duke iu referuar deklaratave të Meta, SNS ka shpenzuar mbi 150 mijë euro për propagandë pro-qeveritare në këto dy rrjete sociale. Këto llogari funksiononin në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra dhe përmbajtja e tyre arriti në qindra mijëra njerëz, përpara se të pezulloheshin.

Heqja e kamerave goditje e krimit apo autogol i policisë? Flasin ekspertët: Fushatë

Image
Operacioni i Policisë së Shtetit për heqjen e kamerave të krimit,  filloi në 25 Janar në qytetin e Shkodrës, ku fillimisht u çmontuan 21 pajisje inteligjente, dhe zgjati rreth tre javë. Puna u shtri në 13 faza të ndryshme, dhe në 10 qarqe. Qarku i Kukësit dhe i Beratit janë, zonat që nuk u hoqën kamera sigurie. Ndërkohë Qarku i Tiranës ka numrin më të lartë, plot 224 kamera të hequra, ndjekur nga Shkodra, Durrësi, Elbasani, Korça dhe më pas qytete e tjera. Puna e policisë shikohet me skepticizëm nga ekspertët e sigurisë. Fatjon Softa dhe Ervin Karamuço, shprehen se policia duhet të bënte një operacion blic njëkohësisht në të gjithë territorin dhe jo me fushata. Ervin Karamuço: Mbrapa çdo monitori ka persona të cilët mund të jenë vetë pjesëtarë të krimit të organizuar, ose të ngarkuar nga këta të fundit që të marrin sinjalizime. Qoftë në kuadrin për t’i kaluar ato në formën e vetëmbrojtjes së organizatave kriminale, ose luftë ndaj rivalëve, për t’i ndjekur ata dhe pse jo për të bërë vra

Nesër në Mal të Zi mbledhja e dy qeverive/ Abazoviç dhe Rama do të firmosin projekte të rëndësishme për Shkodrën

Image
Ditën e hënë, më 27 shkurt do të zhvillohet mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi. Takimi do të mbahet në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi në Podgoricë. Zyra për shtyp e Kryeministrit Edi Rama ka bërë me dije të gjithë axhendën e ditës së nesërme. Në orën 10:30 pritet që të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes dhe prezantimi i dy delegacioneve. 45 minuta më vonë pritet që të nisë seanca e përbashkët. Ndërkohë në orën 13:00 është parashikuar nënshkrimi i deklaratës së përbashkët dhe marrëveshjes dypalëshe për ndërtimin e urës në lumin Buna. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe ?Dritan Abazoviç do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Por përveç marrëveshjes për lumin Buna mes dy qeverive pritet që të nënshkruhen edhe 9 marrëveshje dhe memoranume të tjera në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, spo

Përplasja me Mehmet Shehun në '51, si nisi goditja ndaj Tuk Jakovës

Image
Zbulohen fakte të panjohura për tragjedinë e Tuk Jakovës, ish-zyrtar i lartë i Partisë Komuniste, që u godit në mesin e viteve ’50. Monografia “Tuk Jakova – Jeta dhe vepra” e studiuesit të njohur Nikollë Loka, që u botua këto ditë, hedh dritë në shumë nga misteret që kanë shoqëruar historinë e partiakut të lartë, viktimë e luftës për pushtet. Është një botim serioz që paraqet veprimtarinë tërësore të Tuk Jakovës si antifashist, komunist, drejtues i rëndësishëm i Luftës Nacionalçlirimtare dhe shtetit të ri shqiptar.Ai ka qenë njëri ndër pionierët e lëvizjes sindikaliste dhe komuniste në Shqipëri, anëtar i celulës së parë komuniste në Shkodër (1934), anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës (1937), i burgosur politik (janar-prill 1939), kryetar i Komitetit Qarkor të Shkodrës, ilegal dhe i dënuar dy herë me vdekje në mungesë nga fashistët. Në nëntor të vitit 1941, Tuk Jakova mori pjesë në themelimin e Partisë Komuniste dhe u zgjodh anëtar i KQ. Në prill 1942, organizoi lëvizjen antifashiste n

Përmbyset autobusi me targa shqiptare në Kroaci, raportohet për viktima

Image
Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në autostradën A1 ndërmjet Brinjes dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, në Kroaci. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:43, mbrëmjen e djeshme, ndërsa mësohet se ka viktima. Sipas informacioneve paraprake, thuhet se vitima është shoferi i autobusit, ndërsa 7 persona të tjerë (pasagjerë) kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac.