Aksident në autostradën Milot-Thumanë, disa të plagosur

Një aksident është shënuar në autostradën Milot-Thumanë pranë fshatit Fushë Mamurras. Dy makina janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona. Gazetari i Abc News, Ahmet Zani raporton se njëra nga makinat ka goditur mjetin tjetër që udhëtonte në të njëjtën korsi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ndërsa të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spitalin e Traumës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Laç ? Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë Mamurras, janë aksidentuar automjeti tip ?Benz? me automjetin tip ?Renault?.

Për pasojë janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë shtetasit I. H. 43 vjeç dhe shtetasja I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip ? Benz? si dhe shtetaset M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip ?Renault?.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni