Kanga shkodrane “Dalin Vashat” dhe historia e saj

Kanga e njoftun shkodrane “Dalin vashat prej mejtepit” asht nji histori e vërtetë dashnie…historia e nji dashnie t’parealizueme… Autori i kanges asht Hasan Preza, i cili ja ka kushtu këtë kangë nji vashe që e ka dashtë prej larg… I riu Hasan Preza, ishte me profesion kundraxhi,(kepucar), dhe kishte dugajen e vet të kundrave në Shkoder, bash perballë me mejtepin,(shkollen), e vajzave… Ne mesin e vajzave nxanese qe hynin e dilshin perdite në mejtep, ishte njena që ia kishte rrembye zemren djaloshit… I riu Hasan e donte në fshtehtesi, andrronte per të vazhdimimisht, deri atë dite kur ajo vasha erdhi ne dugaje te Hasanit me porosite nje pale kundra te reja. Kur porositeshin kundrat e reja per vajzen si asht kene tradita, ajo gja donte me thanë qe vajza ishte feju, vasha e andrrave te djaloshit kundraxhi ishte fejue me tjera kënd… Zemra i shkrumbohet ashikut por ashtu kanë kenë kohnat atehere…Kur baba i Vajzes i thote me ia marrë të bijës masen e kambes, Hasani i thote :– “S’ka nevoje se mundem me i marre masat me sy.”

Kur largohen nga dugaja Vasha me Babën e saj, Hasani thurë vargjet dhe ban edhe muziken e kanges – “Dalin vashat prej mejtepi”, kanga ka keto vargje :

Dalin vajzat prej mejtepit*,

Dal e i pres me i kokerr molle;

Dalin tresin aman,

Bregut t’detit aman,

Jalla u shofsh, o hajde moj,

Shkodra jone, Shkodra jone.

N’ate penxhere bri sarajit,

Kishte ndeje nji vajze e re;

Me dallfes*, hej aman,

Midis ballit, aman,

Seç me shtine, hajde moj,

Gjalle ne dhe, gjalle ne dhe.

Kush ka qene njaj kundraxhija*,

Që ne ty asht ba ashik;

Ta ka marre, hej aman,

Masen me sy, aman

Stivaletin*, hajde moj

Nji perçik, nji perçik*.

Kanga mbasandej asht perhape me shpejtsi ne Shkoder dhe ma gjane tue u kendue nëpër dasmat dhe ahengjet e njoftuna shkodrane… Hasan Preza, kangtari ashik lindun dhe rritun ne Shkoder vinte nga nji familje zanatçinjsh me origjine nga Preza e Tirones, ky artist ka krijue disa kangë mjaft të njoftuna, perveç kangës, “Dalin vjzat prej mejtepit”, ai asht edhe autori i kangeve të njoftuna si : “Dashtnuer t’u bana”, “Të gëzojm se erdh pranvera”, “Shkoj e vij flutrim si zogu”, “As aman moj zojë mirane”;

Historine e kesaj kange e kam shkrue ketu siç e diftonte zonja Myzejen Bërdica e ndjerë, që ka kenë e aferme e familjes se kangtarit Hasan Preza. Myzejen Berdica ka pase kendue shume mire, per arsyenat e kohes ajo ka kendue vetem ne mjedise familjare si dasma dhe festa…Shpjegime :

“Mejtep – Shkolle fillore ;

*Dallfes – Mbulese koke ne forme kakije e qendisur qe vinin nuset ;

*Kundraxhija – Kepuctari ;

* Stivalet – Taka e kepuceve te grave ;

*Perçik – njesi matese ma e vogel se pllamba 

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni