Proçesi i digjitalizimit në bibliotekën "Marin Barleti"/Deri tani janë digjitalizuar mbi 70 mijë faqe ndërsa proçesi vazhdon


Biblioteka e qytetit në Shkodër "Marin Barleti" ka vite që e ka nisur proçesin e digjitalizimit të fondit të librave. Të parat që janë përfshirë në këtë proçes kanë qenë antikuaret apo me periodikët e vjetër ndërsa është vijuar edhe me librat e tjerë. Maxhid Cungu, drejtuesi i Bibliotekës shprehet se përmes këtij proçesi, aksesi ndaj librit bëhet më i thjeshtë për lexuesin por një tjetër avantazh që sjell ky proçes ka të bëjë me faktin se nuk lejon dëntimin fizik të librave.Pavarësisht realitetit të ri ku libri vjen në formën e tij elektronike, sërish ata që e duan librin fizik nuk mungojnë në këtë bibliotekë.Proçesi i digjitalizimit ka edhe anën tjetër të medaljes që ka të bëjë me respektimin e të drejtës së autorit të librave që publikohen.
Deri tani në Bibliotekën "Marin Barleti" janë digjitalizuar mbi 70 mijë faqe ndërsa proçesi vazhdon pa u ndalur.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983