Jetonte poshtë urës, vdes vëllai i yllit të pop-it, Madonnës
Anthony Ciccone , vëllai më i madh i Madonna-s , ka vdekur në moshën 66-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka dhënë muzikani Joe Henry , i martuar me motrën e Madonna-s, Melanie Ciccone.
Përmes një postimi në “Instagram”, Henry ka bërë me dije se Ciccone është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare.
“Kunati im, Anthony Gerard Ciccone, ndërroi jetë mbrëmë. E njoh që kur isha 15 vjeç. Antoni ishte një personazh kompleks. Dhe Zoti e di. Ne jemi grindur në disa momente, siç bëjnë vëllezërit e vërtetë. Por unë e doja atë”, shkruan ai, duke mos bërë me dije shkakun e vdekjes.
Ciccone kishte luftuar me alkoolizmin për vite dhe kishte qenë i pastrehë, madje për disa kohë thuhet se ai jetonte poshtë një ure në Michigan.
Comments
Post a Comment