Deputeti Beci takon maturantin Shkodran që krijoi dronin: Energjitë e njerëzve te tillë na shërbejnë për ta çuar Shkodrën aty ku vërtet e meriton


Igzoni është veç një prej të rinjve shkodranë që gjejnë mënyra për ta vënë teknologjinë në përdorim të ideve të tyre, mundësive për zhvillim dhe risive emocionuese.
Me të u njoha dje duke ndjekur lajmet e ditës, e sinqerisht e falenderoj që iu përgjigj menjëherë telefonatës sime e më dha mundësinë me e taku nga afër. Është plot me ide, me ëndrra e me dëshirën e madhe me u bë dikush, e me pasë mundësinë që me "fluturu" si droni i tij. Takimi me të veç më nxit mendimin se sa shumë raste të tilla, njerëz të tillë ka ky qytet e si e gjithë kjo energji duhet shfrytëzuar për ta çuar Shkodrën aty ku vërtet e meriton shkruan Beci


Maturanti i ekselencës nga Shkodra, Igzon Hoti ka një talent në ndërtimin e dronëve.

Edhe pse ka krijuar 3 mjete të tilla fluturuese, ai thotë se nuk i është ofruar mbështetje për krijimet e tij, ndaj dhe të ardhmen e sheh jashtë Shqipërisë.18-vjeçari i ka mahnitur të gjithë me shpikjen e tij të sofistikuar.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni