Aksident në aksin Laç-Fushë Krujë, raportohet për 6 të plagosur

Një aksident raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Laç – Fushë Krujë pranë fshatit Fushë Mamurras.

Bëhet me dije se dy autovetura janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur 6 persona të plagosur, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spitalin e traumës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Laç – Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë Mamurras, janë aksidentuar automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Renault”.

Për pasojë kanë marrë lëndime fizike dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore shtetasit I. H. 43 vjeç dhe shtetasja I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip “Benz” si dhe shtetaset M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip “Renault”.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983