Posts

Showing posts from January, 2024

Bomba e ekspertit të kriminalistikës: Oltion Bistri ka përgjuar Taulant Ballën

Image
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë në “ABC” foli për hetimin pasuror të ndërmarrë ndaj Oltion Bistrit ku tha se ky i fundit ka mbajtur nën vëzhgim ministrin e Brendshëm, Taulant Balla. Gjatë intervistës në studio eksperti i Kriminalistikës theksoi se akuzat ndaj Bistrit do të rëndohen. Ai shtoi i se ish-shefi i Forcave Operacionale, Bistri ka shkaktuar përplasje të forta mes politikës dhe Policisë së Shtetit. Prokuroria e Posaçme sekuestroi sot pasuri me vlerë rreth 1 milion euro të ish-shefit të Forcave Operacionale, Oltion Bistri, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.

Shqiptari që masakroi ish-gruan në Florida del para Gjykatës: Doja të vdiste

Image
Renato Muhaj, shqiptari i cili ekzekutoi ish-bashkëshorten në Florida, Suela Saliaj, ka dalë para Gjykatës. 8 janë akuzat të cilat rëndojnë mbi shqiptarin, më e rënda ajo e vrasjes së ish-partneres së tij. Prokuroria e Largo në Florida thotë se krimet e 34-vjeçarit sa erdhën u shtuan dhe u bënë më të rënda në një hark kohor prej pak orësh. Gjyqtari i lexoi shqiptarit listën e gjatë të akuzave që rëndojnë mbi të, i vendosi 50 mijë dollarë si garanci pasurore dhe ashtu siç artikuloi shifrën, e njoftoi se nuk do të ishte e mundur ta përdorte këtë të drejtë, për shkak të akuzës së vrasjes së shkallës së parë. Teksa nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese, e vetmja gjë që shqiptari kërkoi ishte një avokat. “A do caktoni avokat për mua?”  i tha ai gjyqtarit i cili i ktheu përgjigje pozitive. Sakaq, mediat vendase kanë publikuar dhe një tjetër pjesë të dëshmisë së vajzës 8-vjeçare të Renatos. E vogla i shpjegoi policisë se në momentin që e pyeti se pse e vrau nënën e saj, iu përgjigj duke i thënë :

Prashikimi i Lulzim Bashës: Pas dy vitesh Partinë Demokratike e shoh në pushtet

Image
Lulzim Basha ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një komunikim me ndjekësit në llogarinë e tij në “Instagram”. Një prej qytetarëve e pyeti se:  Ku e sheh Partinë Demokratike pas dy vitesh?    Basha iu përgjigj duke i thënë se PD do të jetë në pushtet, me një kulturë të re politike, me vizion dhe energji të reja, duke lënë pas kështu të shkuarën. “Partinë Demokratike e shoh në pushtet, në drejtim të fateve të vendit, në qeverisje, duke bërë realitet angazhimet që marrim sot para shqiptarëve për ndryshim. Me  një kulturë të re politike, me vizion, me energji të reja duke lënë pas gabimet e të shkuarës dhe duke parë me besim drejt të ardhmes që është Shqipëria e standardeve europiane  për  të gjithë”,  u përgjigj ai . Sa i përket mos pjesëmarrjes së tij në debate televizive apo deklarata për mediat, Basha u shpreh se është në aktivitet të përditshëm duke takuar qytetarë. “Sa i takon çështjes së aktivitetit, unë jam në një aktivitet të përditshëm. Por ka një keqkuptim, sikur të qenit në televizi

Gazetari Doçi: Arben Ahmetajn e kanë parë në një kazino në Lugano të Zvicrës në dhjetor 2023! Në Zyrih ka një vilë 1 mln euro në emrin e një biznesmeni

Image
Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV me Denis Mingën ka zbuluar detaje të tjera mbi ish-zv kryeministrin Arben Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar për aferën e Inceneratorëve por që fshihet në Zvicër. Doçi tha se Ahmetaj është parë nga disa burime të tij në një kazino që ndodhet në Lugano të Zvicrës. Hera e fundit kur e kanë parë sipas gazetarit ka qenë në dhjetor të 2023. “Që kur është  shpallur në kërkim nga SPAK dhe kur u arratis nga Shqipëria, ka marrë disa lëvizje taktike për ti shpëtuar burgut dhe veprimit ligjor. Së pari ka kontraktuar një studio ligjore amerikane. Kjo studio ka bërë një raport ku e ka shpallur të pafajshëm. Kjo është taktikë e ndjekur nga Berisha. Lëvizja e fundit është intervista nesër me Çim Pekën që i shërben një plani për të krijuar kushtet për të bindur autoritetet zvicerane për ti lënë statusin e azilantit politik. Në qendër të Luganos të Zvicrës është një kazino. Disa miqtë e mi e kanë parë në Lugano duke frekuentuar dhe këtë k

Akuza e fortë nga Berisha: Rama ka bllokuar serverat dhe kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli

Image
Në fjalimin e mbajtur para qytetarëve, Berisha akuzoi kryeministrin se ka urdheruar per te bllokuar serverat dhe kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli. ”Të dashur miq, këto ditë ka pasur zhvillime të tjera të jashtëzakonshme. Këto ditë drejtësia e SHBA kryqëzoi, gozhdoi, akuzoi si kriminel që ka korruptuar njeriun kryesor të kundërzbulimit të SHBA, Edi Ramën. Edi Rama është sot një kufomë e pakallur. T’i vërsulemi, ta arrestojmë, ta nisim drejt McGonigalit. Të dashur miq, po përpëlitet se si e si ku mund të fusë kokën. Prej disa ditësh ka bllokuar serverat, kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli, në të cilën gjendet të gjithë dokumentet e krimit të tij ndërkombëtar. Për të maskuar veprimin e tij, ka urdhëruar ministritë, asnjë dokument Skapit të partisë. Por ja ku po ta them Edi Rama se i ke kohërat e numëruara. Jep dorëheqjen se kudo që të shkosh, fatin e baballarëve të tu do kesh. Nuk të shpëton dot Altin Dumani, përkundrazi do ndani fatin bashkërisht. Të njëjtin fat me asnjë

Shkodrani Angjelin Dabërdarku: Burgu i Spaçit ishte shkatërrues...

Image
Mua më arrestuan në Brebo të Berish të Pukës. Tre orë kam ecur i lidhur nëpër mal dhe duke parë fshati. " Ç farë ka bërë?" – thoshin, "Ne e njohim për djalë të mirë, të urtë. Si shpjegohet?" - thoshin fshatarët. E di partia dhe pushteti, se keni patur një njeri të pabesueshëm ndaj partisë dhe pushtetit. Pastaj më dërguan në birucat e Pukës. Në birucat e Pukës aty e pashë, që në vendet e tjera nuk kanë mundur të bënin ato tortura. Aty ishte një vend i vogël, edhe luanin me ato fshatarët si të donin nëpër biruca. Aty kam parë një tmerr me sy. Më futën në një birucë ku ishte i dënuar një  Mhill Mhilli . Ai kishte dy vjet që ishte i lidhur  këmbësh e duarsh në birucë, edhe ishte me morra. Unë e fërkoja se ai nuk mudeshe te kruheshe, por më e tmerrshmja për mua është kur e kujtoj, kur hidhte kulfat e gjakut kur kolliteshe në mur. Në atë papastërti me atë gjakë, që nxirrte nga goja, thashë mbaroi dhe jeta ime. Si ishte hetuesia? E gjitha një informalitet, por

Vodhi automjetin tip Range Rover, policia e arreston autorin e veshur si lypës duke drejtuar mjetin e grabitur

Image
Një automjet luksoz Range Rover u vodh mbrëmjen e djeshme, pranë stadiumit Arena Kombëtare. Pronari i mjetit njoftoi policinë sapo konstatoi vjedhjen. Policia rrugore e cila u sinjalizua për ngjarjen nisi kontrollet në terren. Falë ndërhyrjes në kohë, mjeti u gjet në Kamëz, duke lëvizur në drejtim të Fushë Krujës. Policia arrestoi në flagrancë autorin e identifikuar si Adrian Hamalli i cili ishte maskuar si lypës. Vjedhja e makinave kryesisht luksoze është një fenomen në vend. Ato shpesh mbyllen për muaj në garazhe dhe përdoren për ngjarje kriminale, ku autorët i braktisin e u vënë flakën.

Vrasja barbare e vajzës nga Shkodra Dhurata Sokoli/ E qëlluan me 5 plumba dhe e lanë të vdiste në shi

Image
Vrasja ka ndodhur më 20 prill të 1990, e morëm vesh më 23 prill. Dikush i kishte thënë babit, fjalët erdhën shumë shpejt. Isha në ditëlindjen e një shoqeje, po festonim, atje erdhi e më mori mama, më solli një fustan të errët dhe më tha  Vrasja barbare e Dhurata Sokolit. E qëlluan me 5 plumba dhe e lanë të vdiste në shi Dhurata Sokol Sikur të kishin pritur dhe disa muaj, ndoshta sot do të ishin gjyshër me nipër e mbesa, por Dhurata Sokoli dhe Elez Kraja, donin të iknin sa më parë që të ndërtonin jetën e tyre larg Shqipërisë komuniste, pa e ditur se do të mbeteshin në kufi. Diktatura komuniste ishte po aq e egër edhe në muajt e fundit të saj, ku janë vrarë në përpjekje për t’u arratisur mijëra shqiptarë të pafajshëm. Ky ishte dhe fati i vajzës së re shkodrane, që bashkë me të fejuarin e saj, mbetën pa varr deri në vitin 1993, kur trupat e tyre u gjendën bashkë. Elezi me një plumb në kokë, ndërsa Dhurata me disa plumba në anën e djathtë të trupit, e lënë në mes të shiut e plagosur, deri

Shtohen infarktet tek të rinjtë, kardiologia: Mosha ka zbritur nën 40 vjeç

Image
Të rinjtë që vuajnë nga problem kardiake po shtohen çdo ditë e më shumë. Mjekët kardiologë referojnë se ndryshe nga disa vite më parë që pacientët e tyre ishin të moshuarit, sot mosha ka zbritur nën 40 vjeç. Paralel me sëmundshmërinë në këto mosha janë shtuar edhe infarktet vdekjeprurëse. Mjekët kardiologët pohojnë se të rinjtë nuk ju japin rëndësi shenjave që jep zemra, ndërsa thonë se pas një vdekjeje të papritur nga zemra fshihen një sërë problematikash të pamonitoruara. “Janë individë që në të përditshmen e tyre janë tej mase të ngarkuar në jetën e tyre, janë në gjendje ankthi, stresi, me një gjendje tensioni kronik dhe që kanë neglizhuar faktorët e riskut kardiak, siç janë vlerat e larta të presionit arterial, monitorimi i diabetit, yndyrnave dhe nga ana tjetër janë individë të alkoolit dhe substancave narkotike, të kequshqyer me një jetë sedentare”, thotë Manjola Liko, kardiologe. Ajo çfarë mjekët referojnë, veç stilit të jetesës, ndikim në rriten e numri të pacientëve me problem

Grabitet blindi me para në mes të autostradës, 7 të plagosur

Image
Një grabitje e armatosur e autoblindit me shuma monetare ka ndodhur në mes të autostradës në Itali në zonën e Sassari. Të paktën 5 persona të armatosur bllokuan rrugën duke sulmuar autoblindin me para dhe dogjën disa automjete të tjera për të përmbushur skenarin e tyre. Mes grabitësve dhe rojeve pati shkëmbim zjarri. Njëri nga rojet e autoblindit mbeti i plagosur në këmbë. Dy të tjerë u plagosën për shkak të zjarrit, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të lënduar nga përplasja me automjet në pjesën e pasme.

Qentë në rrugët e Shkodrës janë kthyer në shqetësim serioz për qytetarët

Image
Qentë endacakë vijojnë të jenë shqetësim për qytetarët në Shkodër. Këto kafshë, të  kudondodhur në rrugët e qytetit, po kthehen gjithnjë e më shumë në një makth për banorët. Dhjetra nga këto kafshë, enden natën dhe ditën në qendër dhe periferi duke u ushqyer në kazanët e mbeturinave e duke u kthyer në bartës të rrezikshëm sëmundjesh. Qytetarët kërkojnë që të merren masa për largimin e tyre nga rruga. Fushatat e ndërmarra nga Bashkia apo ndonje OJQ për vaksinimin, apo sterilizimin e qenve endacakë, nuk kanë munguar në Shkodër, por këto nisma afatshkurtra rezultojnë të pamjaftueshme për të siguruar qytetin nga qentë e ndotur të rrugëve. Ndërkohë, strehëza e qenve endacakë, e ngritur nga Bashkia për strehimin e tyre, duket se nuk ka kapacitetin e mjaftueshëm për strehimin e këtyre kafshëve.

"Mjeshtrja e Madhe" Drande Xhaj, simboli i humorit shkodran që di ta bëjë për vete spektatorin - Shkodra Blog

Image
Drande Xhaj, lindi më 13 Qershor 1957. Filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin “ Migjeni“ në vitin 1978. Gjatë rreth 41 vitesh, Dana , interpretoi në 140 premiera me Estraden e Shkodrës. Dana e quan veten me fat që ka interpretuar përkrah mjeshtrave të medhej të humorit shqiptarë, si Tano Banushi, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Jolanda Shala, Katerina Biga, Zef Deda, Bisnik Çinari etj. Dana, ka interpretuar në dy filma të Kinostudios ” Shqipëria e Re” , “Thirrja“ dhe “Shokët tanë të mirë“ dhe në katër telekomedi. Dana ka drejtuar dhjetra koncerte të ndryeshme, para tre vitesh ka interpretuar në monodramen e Fadil Krajës “ “Vajza me kukull“. Dana është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh“ nga Presidenti i Republikës. Është “Mirënjohja e qytetit“ në Shkodër. “ Qytetare Nderi“ në Malësinë e Madhe dhe Komunës Gruemirë. Është fituese e çmimit “ Aktorja më e mirë “ në Festivalin Kombëtarë të Komedisë Shqipe në Mitrovicë , në vitin 2014, 2015. Dana, edhe pse ne pension, vazhdon të jetë

"Martesa jo më afër se 7 breza”, Shkurtaj: Për tre të diela ishte detyrim që të leçitej në kishë

Image
Nëpër librat me legjenda shqiptare, mund të keni rastisur shpesh frazën “shtatë male kaptuar” ku jo pak herë rrëfehet për martesa të largëta. Legjendat burojnë të vërteta dhe ndonëse vërtet mund të mos kapërceheshin shtatë male për të kurorëzuar një çift, duhej të kapërceheshin shtatë breza. Njohësja e etnografisë, Rita Shkurtaj shpjegon në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se zonat e veriut kanë respektuar ndërthurjen e të drejtës zakonore të maleve me ligjet e kishës. Për këtë arsye, një çift mund të martohej vetëm nëse kishin largësi në 7 breza dhe të gjithë kishin përgjegjësinë të  flisnin nëse ishin në dijeni të një lidhjeje gjaku. Rita Shkurtaj:  Martesa në zonat e gegnisë dhe kryesisht në zonat e veriut, duke marrë ligjin e maleve, përqafuar dhe ligjet e kishës, po flas për periudhat më të hershme… Aldo:  Ah, ka qenë e ndërthurur? Rita Shkurtaj:  Ka qenë e ndërthurur dhe për sa i përket martesës ka pasur disa kode që nuk kanë guxuar t’i shkelin. Për shembull, martesa  mes dy të rin

108 vite më parë u vra pabesisht në Podgoricë Isa Boletini

Image
Isa Boletini lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, në një familje me tradita patriotike. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane. Ai përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë e qarqeve shoviniste fqinje. Më 1901-1902 ishte vënë në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë në Shqipëri. Boletini udhëhoqi luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtimlje-Carralevë më 1910 dhe mbështeti kryengritjen antiosmane të vitit 1911. Ai udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën e Drenicës, Mitrovicës, Podujevës dhe Prishtinës në vitin 1912. Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912 u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë. Në ditët e Pavarësisë,

“Zhdukja e Ervis Martinajt po zbehet”, gazetari i kronikës: Policia ka identifikuar porositësin e vrasjes së Sinomatajt, dyshohet që…

Image
Gazetari i kronikës së zezë, Sokol Bregu është shprehur sot në “Breaking” në Top News se deklarimet e fundit publike të Ministrisë së Brendshme lënë të kuptohet se hetimi për zhdukjen e Ervis Martinajt po zbehet. Ai foli gjithashtu edhe për vrasjen e 23-vjeçarit Gëzin Sinomatajt në Vlorë, për të cilin tha se policia ka identifikuar porositësin. Për Ervis Martinajn: Ministri i Brendshëm u përgjigj në mënyrë të thatë për Ervis Martinajn, ndryshe nga çfarë deklaronte drejtori i Përgjithshëm i Policisë më parë. Duket se kjo çështje është larguar nga hetimet e policisë. Besoj se edhe për shumë kohë nuk do të ketë përgjigje nga Ministria dhe policia. Lezha është një qark me problematikë të zhvilluar, aty ka disa gjakmarrje në zhvillim. Dy janë çështjet kryesore të gjakmarrjeve të rënda, në Lezhë dhe Mirditë dhe ku policia mendon se mund të ketë zhvillime dhe e ka nën kontroll”. Vrasja e Gëzim Sinomataj në Vlorë: “Sipas Policisë ka një identifikim të personit që mund të ketë paguar në lidhje

I dënuar me mbi 3 vite burg, ekstradohet nga Italia në Shqipëri 39-vjeçari nga Lezha (Emri)

Image
Interpol Tirana Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me homologët, ekstradohen 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradohet nga Italia, një 39-vjeçar shqiptar i dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim, për falsifikimin të dokumenteve të pronave në bregdetin e Lezhës. Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në shtetet e tjera, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana ka ekstraduar 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht: -si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar në Shqipëri, shtetasi shqiptar Paulin Simoni, 39 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 15.04.2022, e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pastrim i produk

E reja vdes në spitalin Amerikan 2, i bënë ndërhyrje plastike edhe pse ishte me kancer! Operacioni kushtoi 2 mijë euro (EMRI)

Image
Një 28 vjeçare humbi jetën dje pas një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin privat Amerikan 2 në Tiranë. Irida Hasalla i ishte nënshtruar operacionit Liposuction, ose heqja e dhjamit edhe pse ajo kurohej për kancer.  Irida Hasalla i ishte nënshtruar operacionit  Liposuction, ose heqja e dhjamit. Familjarët bënë denoncim në polici për mjekim të pakujdesshëm.  Vëllai thotë se kanë paguar 2 mijë euro. "Bëri një operacion që nuk i lejohej të bëhej se kurohej në Belgjikë për kancer" deklaroi i vëllai  Policia e Tiranës informon sot se në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.

Me disa kilogramë kokainë me vete, policia italiane “këmba-këmbës” pas shqiptarëve, pranga dy të rinjve

Image
Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, të cilët mbanin në një banesë 4 kg kokainë, 1.5 kg marijuanë dhe 20 mijë euro cash. Prej disa ditësh Agjentët e Skuadrës Fluturuese, një seksion kundër krimit të përhapur, kishin ndjekur dy shtetas shqiptarë, pas një denoncimi për një vajtje-ardhje të çuditshme në një apartament në via Della Pietra. Dje në mëngjes, policët vunë re se një djalë i ri po dilte nga banesa e raportuar dhe pasi hipi në autobus, shkoi në Via Emilia Ponente. Punonjësit e tjerë pranë shtëpisë kanë vërejtur një tjetër të ri shqiptar që ka mbërritur rreth orës 14:00 i cili ka hyrë në shtëpinë e raportuar, pak pasi është larguar në mënyrë të dyshimtë dhe ka hipur në një makinë. Hetuesit vendosën të vazhdojnë me kontrollin e të dyshuarit të ri, por ai goditi dy operatorë të Skuadrës Fluturuese me makinën e tij dhe u largua. Rezultati ishte një ndjekje e cila zgjati disa kilometra drejt San Lazzaro deri në daljen 5 të unazës, ku makina u bllokua. Gjatë nd

Sekuestrohen pasuritë e ish-shefit të Forcave Operacionale, Oltion Bistri

Image
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e ish-shefit të forcave operacionale, Oltion Bistri, i cili mbeti i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’. Sipas SPAK, nga hetimet rezulton se Oltion Bistri, i cili ndodhet pas hekurave, dhe të afërm të tij kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme në një vlerë totale rreth 1.000.000 Euro. Për pasojë atij i janë sekuestruar 3 apartamente dhe 2 dyqane në Tiranë. Bistri ka qenë në detyra të larta si drejtori i Forcave Operacionale të Posaçme. Më parë Bistri ka punuar edhe në Policinë e Lezhës dhe Policinë e Durrësit. Gjithashtu ish-shefi i Operacionales ka qenë edhe shefi i Komisariatit nr.2 në Tiranë. Njoftimi i plotë  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka në hetim procedimin penal nr. 9 të vitit 2023, regjistruar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të org

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme

Image
Oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në fshatin Dajç, pasi ka kanosur një punonjës policie dhe ka ndërtuar një objekt, pa lejen përkatëse.     Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin L. N., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.   Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit malazez E. B., 33 vjeç dhe M. P., 34 vjeç, të dy banues në Tuz, Mali i Zi, pasi janë kapur nga punonjësit e Policisë Kufitare të SPKM Grabom, duke hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme.       Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëte

Kritikoi luftën e Putin, pensionistja 72-vjeçare dënohet me 5 vjet e gjysmë burg

Image
Një pensioniste 72-vjeçare u dënua me pesë vjet e gjysmë burg pasi dyshohet se kishte shpërndarë një postim në internet në lidhje me viktimat ushtarake të Rusisë në Ukrainë, thanë grupet e të drejtave të njeriut. Yevgeniya Maiboroda, nga rajoni jugor i Rostovit të Rusisë, u ndoq penalisht sipas një ligji që ndalon përhapjen e qëllimshme të “informacionit të rremë” për ushtrinë ruse. Maiboroda u deklarua fajtore, por mohoi se ishte e motivuar nga “urrejtja politike” siç pretenduan prokurorët, raportoi grupi i të drejtave OVD-Info. Ajo ndau dy postime në faqen e saj të mediave sociale VK, njëra një “video emocionale” për konfliktin dhe tjetra për numrin e ushtarëve të vrarë, tha grupi ligjor Setevye Svobody. Grupi tha se ajo ndihej e detyruar të ndante postimet pasi vëllai i saj u bllokua nën rrënojat e një ndërtese “të shembur nga predhat” në qytetin ukrainas të Dnipro. Një zëdhënës i gjykatës së qytetit Shakhty në Rostov konfirmoi dënimin e Maiboroda dhe tha se ajo ishte ak

I shumëkërkuar nga policia greke për vrasje, po kjo nuk e pengon aspak Elis Salajn që të shijojë kafen me miqtë e tij.

Image
Personi që shihni në foton e mësipërme është 34-vjeçari Elis Salaj, i cili akuzohet se vrau Pëllumb Ismailin gjatë një shkëmbimi zjarri në një lokal në Athinë mbrëmjen e 21 shkurtit të vitit 2021. Prej këtij viti, Salaj vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet, ndërkohë  mediat greke  kanë publikuar video të tij, teksa shkruajnë se ai shëtit i lirë në shtetin grek. Në video duket Salaj, teksa pozon në rrjete sociale krah një grupi personash. Lidhur me videon ende nuk ka një reagim nga autoritetet greke. Si ndodhi vrasja ? Pëllumb Islami dhe vëllai i tij ndodheshin në lokalin në “Nea Ionia” mbrëmjen e 21 shkurtit. Vëllai i viktimës mësohet se ka debatuar me grupin rival të Elis Salaj. Më pas ata kanë dalë jashtë ku ka nisur shkëmbimi i zjarrit. Nga të shtënat mbeti i vdekur 40-vjeçari nga Delvina dhe autor i krimit raportohet se është Elis Salaj. Autorët u zbuluan pasi pas ngjarjes braktisën në vendin e krimit dy prej automjeteve të tyre. Prokuroria greke lëshoi asokohe 8 urdhër arrest

Muzeu “Ndre Mjeda” në Kukël, një nga destinacionet më të preferuara të turistëve

Image
Muzeu “Ndre Mjeda” është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve dhe të apasionuarve pas trashëgimisë kulturore.Udhëtim nga Shkodra, arrin përballë portës së madhe të muzeut “Ndre Mjeda”. Natyra është e mrekullueshme në Kukël, fshatin midis Shkodrës dhe Lezhës, aty ku Mjeda i madh jetoi dhe krijoi për shumë vite.Në të gjithë Shqipërinë, sikurse edhe nëpër trevat shqipfolëse, Ndre Mjeda njihet si poet, rilindas, filozof, klerik, studiues dhe pjesën më të madhe të kësaj veprimtarie ai e zhvilloi këtu.Qendra Muzeore ”Ndre Mjeda” në Kukël, që nga viti 2012 mban statusin monument kulture i kategorisë I. Kompleksi përbëhet nga kisha dhe nga qela (shtëpia ku ka banuar rreth 30 vite Ndre Mjeda) dhe është ideuar dhe projektuar nga vetë Mjeda, sipas stilit neoklasik. Qela është e ndërtuar në vitin 1906 dhe kisha në vitin 1913. Në vitin 1962, banesa u kthye në shtëpi-muze, si degë e Muzeut të Shkodrës, ku pati të ekspozuara objekte personale të Mjedës, si materiale fotografike, shkrime