Gazetari Doçi: Arben Ahmetajn e kanë parë në një kazino në Lugano të Zvicrës në dhjetor 2023! Në Zyrih ka një vilë 1 mln euro në emrin e një biznesmeni
Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV me Denis Mingën ka zbuluar detaje të tjera mbi ish-zv kryeministrin Arben Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar për aferën e Inceneratorëve por që fshihet në Zvicër.
Doçi tha se Ahmetaj është parë nga disa burime të tij në një kazino që ndodhet në Lugano të Zvicrës. Hera e fundit kur e kanë parë sipas gazetarit ka qenë në dhjetor të 2023.
“Që kur është shpallur në kërkim nga SPAK dhe kur u arratis nga Shqipëria, ka marrë disa lëvizje taktike për ti shpëtuar burgut dhe veprimit ligjor. Së pari ka kontraktuar një studio ligjore amerikane. Kjo studio ka bërë një raport ku e ka shpallur të pafajshëm. Kjo është taktikë e ndjekur nga Berisha.
Lëvizja e fundit është intervista nesër me Çim Pekën që i shërben një plani për të krijuar kushtet për të bindur autoritetet zvicerane për ti lënë statusin e azilantit politik.
Në qendër të Luganos të Zvicrës është një kazino. Disa miqtë e mi e kanë parë në Lugano duke frekuentuar dhe këtë kazino në mes të Luqanos. E kanë parë në dhjetor të vitit të kaluar. Ka dyshime të forta që Ahmetaj ka frekuentuar Lugano dhe Zyrih.”
Krahas Luganos Ahmetaj ka frekuentuar dhe Zyrihun aty ku sipas Doçit ka dhe një vilë super te shtrenjtë.
"Ai posedon dhe një vilë 1 mln euro në Zvicër, në Zyrih e kamufluar në emër të një biznesmeni. Të gjitha burimet konfirmojnë se ka qëndruar në Zvicër".
Doci tregoi dhe detaje nga arratisja e zv kryeministrit.
“Kur ka kaluar nga Kakavija në korrik, e konfirmuar me rrugë tokësore, e ka kaluar më këmbë. Ka qenë vetëm. Ka pre një biletë para se të nisej drejt Greqisë, se do ikte nga Rinasi drejt Italisë për të çorientuar policinë.
Ka pre një biletë për Itali për të çorientuar policinë dhe është larguar në këmbë në Greqi. Nga Greqia ka shkuar në Zvicër. Në një nga telefonat e tij e ka nisur drejt Kanadasë për të bërë çorientim sikur është drejt Kanadasë. Por të gjitha provat është se ka frekuentuar Zyrihun dhe Luganon.”
Comments
Post a Comment