Muzeu “Ndre Mjeda” në Kukël, një nga destinacionet më të preferuara të turistëve

Muzeu “Ndre Mjeda” është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve dhe të apasionuarve pas trashëgimisë kulturore.Udhëtim nga Shkodra, arrin përballë portës së madhe të muzeut “Ndre Mjeda”. Natyra është e mrekullueshme në Kukël, fshatin midis Shkodrës dhe Lezhës, aty ku Mjeda i madh jetoi dhe krijoi për shumë vite.Në të gjithë Shqipërinë, sikurse edhe nëpër trevat shqipfolëse, Ndre Mjeda njihet si poet, rilindas, filozof, klerik, studiues dhe pjesën më të madhe të kësaj veprimtarie ai e zhvilloi këtu.Qendra Muzeore ”Ndre Mjeda” në Kukël, që nga viti 2012 mban statusin monument kulture i kategorisë I.

Kompleksi përbëhet nga kisha dhe nga qela (shtëpia ku ka banuar rreth 30 vite Ndre Mjeda) dhe është ideuar dhe projektuar nga vetë Mjeda, sipas stilit neoklasik. Qela është e ndërtuar në vitin 1906 dhe kisha në vitin 1913.

Në vitin 1962, banesa u kthye në shtëpi-muze, si degë e Muzeut të Shkodrës, ku pati të ekspozuara objekte personale të Mjedës, si materiale fotografike, shkrime studimore, botime librash etj.

Në vitin 1991 shtëpia-muze “Ndre Mjeda” u mbyll dhe gjithë materialet e ekspozuara u dërguan në Muzeun Historik të Shkodrës. Në vitin 1993 në kishën e Kuklit shërbyen misionaret e Nënë Terezës, të cilat bënë një shtesë ngjitur me qelën nga ana e pasme e saj, si dhe në hapësirën ndërmjet kishës dhe qelës, duke i lidhur këto dy objekte.

Banesa është e ndërtuar me mur guri dhe e mbuluar me çati me konstruksion druri dhe tjegulla vendi. Gjithashtu edhe ndërkati i banesës është i ndërtuar me konstruksion druri, trarë druri, mbi të cilët është vendosur dyshemeja e drurit e katit të sipërm si dhe është fiksuar tavani i katit përdhe.x

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni