Bomba e ekspertit të kriminalistikës: Oltion Bistri ka përgjuar Taulant Ballën
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë në “ABC” foli për hetimin pasuror të ndërmarrë ndaj Oltion Bistrit ku tha se ky i fundit ka mbajtur nën vëzhgim ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.
Gjatë intervistës në studio eksperti i Kriminalistikës theksoi se akuzat ndaj Bistrit do të rëndohen. Ai shtoi i se ish-shefi i Forcave Operacionale, Bistri ka shkaktuar përplasje të forta mes politikës dhe Policisë së Shtetit.
Prokuroria e Posaçme sekuestroi sot pasuri me vlerë rreth 1 milion euro të ish-shefit të Forcave Operacionale, Oltion Bistri, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.
Comments
Post a Comment