E reja vdes në spitalin Amerikan 2, i bënë ndërhyrje plastike edhe pse ishte me kancer! Operacioni kushtoi 2 mijë euro (EMRI)
Një 28 vjeçare humbi jetën dje pas një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin privat Amerikan 2 në Tiranë. Irida Hasalla i ishte nënshtruar operacionit Liposuction, ose heqja e dhjamit edhe pse ajo kurohej për kancer.
Irida Hasalla i ishte nënshtruar operacionit Liposuction, ose heqja e dhjamit.
Familjarët bënë denoncim në polici për mjekim të pakujdesshëm.
Vëllai thotë se kanë paguar 2 mijë euro.
"Bëri një operacion që nuk i lejohej të bëhej se kurohej në Belgjikë për kancer" deklaroi i vëllai
Policia e Tiranës informon sot se në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.
Comments
Post a Comment