Prashikimi i Lulzim Bashës: Pas dy vitesh Partinë Demokratike e shoh në pushtet

Lulzim Basha ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një komunikim me ndjekësit në llogarinë e tij në “Instagram”. Një prej qytetarëve e pyeti se: Ku e sheh Partinë Demokratike pas dy vitesh?  Basha iu përgjigj duke i thënë se PD do të jetë në pushtet, me një kulturë të re politike, me vizion dhe energji të reja, duke lënë pas kështu të shkuarën.

“Partinë Demokratike e shoh në pushtet, në drejtim të fateve të vendit, në qeverisje, duke bërë realitet angazhimet që marrim sot para shqiptarëve për ndryshim. Me  një kulturë të re politike, me vizion, me energji të reja duke lënë pas gabimet e të shkuarës dhe duke parë me besim drejt të ardhmes që është Shqipëria e standardeve europiane për të gjithë”, u përgjigj ai.

Sa i përket mos pjesëmarrjes së tij në debate televizive apo deklarata për mediat, Basha u shpreh se është në aktivitet të përditshëm duke takuar qytetarë.

“Sa i takon çështjes së aktivitetit, unë jam në një aktivitet të përditshëm. Por ka një keqkuptim, sikur të qenit në televizion është baraz me aktivitet. Jo! Në fakt kur je gjithë kohën në televizion, nuk ke kohë të angazhohesh me njerëzit. Me njerëzit, për njerëzit, kjo është oferta jonë, ju do të jeni gjyqtarët me votën tuaj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, u shpreh Basha, duke thumbur kështu edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili daljet televizive i ka të shpeshta.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni