Akuza e fortë nga Berisha: Rama ka bllokuar serverat dhe kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli
Në fjalimin e mbajtur para qytetarëve, Berisha akuzoi kryeministrin se ka urdheruar per te bllokuar serverat dhe kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli.
”Të dashur miq, këto ditë ka pasur zhvillime të tjera të jashtëzakonshme.
Këto ditë drejtësia e SHBA kryqëzoi, gozhdoi, akuzoi si kriminel që ka korruptuar njeriun kryesor të kundërzbulimit të SHBA, Edi Ramën.
Edi Rama është sot një kufomë e pakallur.
T’i vërsulemi, ta arrestojmë, ta nisim drejt McGonigalit.
Të dashur miq, po përpëlitet se si e si ku mund të fusë kokën.
Prej disa ditësh ka bllokuar serverat, kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli, në të cilën gjendet të gjithë dokumentet e krimit të tij ndërkombëtar.
Për të maskuar veprimin e tij, ka urdhëruar ministritë, asnjë dokument Skapit të partisë.
Por ja ku po ta them Edi Rama se i ke kohërat e numëruara. Jep dorëheqjen se kudo që të shkosh, fatin e baballarëve të tu do kesh.
Nuk të shpëton dot Altin Dumani, përkundrazi do ndani fatin bashkërisht.
Të njëjtin fat me asnjë makinacion, me asnjë pretekst nuk të mbron më. Shqiptarët, çdo minutë e kanë për turp të kenë një kryeministër si ti.”
Comments
Post a Comment