Posts

Showing posts from January, 2023

LAJM I FUNDIT/ Meta qejfmbetur me Agron Çelën: Ikjen e tij e mësova nga mediat! Nuk pati një ndarje miqësore edhe pse kishim raporte të mira

Image
Largimi i deputetit Agron Çela nga Partia e Lirisë nuk e dobëson forcën politike të drejtuar nga Ilir Meta. Kështu është shprehur mbrëmjen e sotme ish-presidenti, teksa ka komentuar kalimin e deputetit shkodran në “kampin” socialist, shkruan newsbomb.al. I pyetur nga moderatorja Alba Alishani, Meta tha se ka pasur raporte shumë të mira me Agron Çelën dhe tre ditë para se mediat të njoftonin kalimin te PS, deputeti i Shkodrës ka qenë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë së Lirisë. Nuk patëm një ndarje miqësore, tha Meta në A2CNN. “Ky është një lajm që e kemi mësuar përmes mediave. Raportet me të kanë qenë shumë të mira. 2-3 ditë para se të dilte ky lajm ka qenë në një mbledhje të Kryesisë. Këto ikje pa lajmërim apo ndarje miqësore, secili i kupton. Por ka ik një deputet që s’ka folur asnjëherë kundër qeverisë, s’ka votuar asnjëherë kundër qeverisë. Unë mendoj që politika nuk është aritmetikë, është kimi. Ka shumë rëndësi një proces se çfarë substance ka, çfarë morali ka. Jemi

SULMOHET nga hakerat “AIR ALBANIA”, grupi anonim kërkon para dhe i vendos afat kompanisë ajrore (DETAJET)

Image
Kompania ajrore “Air Albania” ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga një grup hakerash të cilët i kanë vensour kusht për të paguar një shumë të konsiderueshme parash, raporton Newsbomb.al. Sipas ekspertëve të teknologjisë, sulmi është kryer mbrëmjen e 30 janarit dhe është i llojit “data breach” apo cënim i të dhënave me “ransomware”, i realizuar përmes Lockbit. Ky lloj sulmi konsiston në marrjen “peng” të të dhënave, përmes hakerimit të sistemeve të kompanisë, e cila më pas kërcënohet të paguajë një shumë parash në këmbim të rimarrjes së aksesit apo mospublikitmi të të dhënave. Edhe në rastin e “Air Albania”, grupi i hakerave të “LockBit” raportohet se i ka kërkuar kompanisë të paguajë një shumë parash, që nuk është bërë publike, deri në datën 14 shkurt si afati i fundit. Air Albania është një nga 7 kompanitë e sulmuara nga LockBit gjatë javës së kaluar, përfshi edhe stacionin televiziv amerikan PBS, si dhe kompanitë CPL Industries, UK, 8×8 e të tjera. Kjo nuk është hera e

“Na dëboi Saliu”: “Publikohet historia tronditëse, ja si e internoi Berisha çiftin e njohur të mjekëve nga Tirana në Kavajë”

Image
Për herë të parë, emisioni investigativ “Fiks Fare” ka hedhur dritë mbi dëbimin nga Tirana të mjekëve të njohur Milto dhe Margarita Kostaqi në vitin 1982. Dëshmia e mjekes (e ndarë nga jeta në 2011-ën) dhe 9 personave të tjerë, zbulon veprimet e Sali Berishës, asokohe sekretar partie, i cili i shikonte çiftin e mjekëve si kundërshtarë të tij. Ngjarja impikon drejtpërdrejt ish-mjekun Sali Berisha, asokohe sekretar partie. Janë detajet e një drame njerëzore që dëshmon qartë personalitetin e njeriut që ka udhëhequr Shqipërinë e post-komunizmit.Dëshmitë, (disa prej të cilave të regjistruara në 2010), janë transmetuar këtë të martë në “Fiks Fare”! Filmimet përmbajnë edhe dëshmi të regjistruara nga 9 persona të tjerë veç Margaritës, shumica mjekë, që kanë patur dijeni mbi atë që ka ndodhur në 1982. Edhe këta janë regjistruar me kamera të fshehtë, për shkak të hezitimit për të folur.Është një histori, e cila sot nuk e ka më protagonisten kryesore.Zonja Kostaqi, një nga mjeket më t

Jeta e këngëtarit të njohur Micheal Jackson do kthehet në film, nipi i tij do luajë rolin kryesor

Image
Jeta e Micheal Jackson do të pasqyrohet përmes një filmi dhe personazhi i këngëtarit me famë botërore do të luhet nga nipi i tij, 26-vjeçar Jaafer.  “Jaafar do të sjellë edhe një herë në jetë përmes një filmi biografik yllin e ndjerë të pop-it , njoftoi të hënën studio Lionsgate. Jaafar, djali i Jermaine Jackson, tha në Twitter se ishte "i përulur dhe i nderuar" për të sjellë në jetë historinë e xhaxhait të tij. Filmi, i titulluar "Michael" po realizohet me bashkëpunimin e familjes dhe pasurisë së Jackson, duke u ofruar "audiencës një portret të thellë të burrit dhe vëllait tonë që u bë Mbreti i Popit", tha një deklaratë e familjes Jackson në shkurt të vitit të kaluar. Prodhimi i filmit – i cili do të drejtohet nga Antoine Fuqua, i prodhuar nga “Bohemian Rhapsody’s” Graham King dhe i shkruar nga i nominuari tre herë për Oscar John Logan – do të fillojë këtë vit. Familja Jackson shprehu mbështetjen e saj për zgjedhjen e kastit të produksionit dh

Nga “Përputhen” në Gjykatë, i publikoi fotot Ana Lleshit, dënohet me burg Arjon Luli

Image
Dy prej pjesëmarrësve në emisionin “Përputhen”  Ana Lleshi dhe Arjon Luli dy vite më parë përfunduan në dyert e Gjykatës. Shkak për këtë u bë padia që Diana Lleshi, ose ndryshe ashtu si të gjithë e njohim Ana Lleshi ngriti kundrejt Arjon Lulit pasi pretendonte se ky i fundit e kishte shantazhuar përmes një fotoje që ai i kishte bërë asaj në banesën e tij teksa ish-konkurrentja ishte në gjumë. Ndërkohë, së fundmi sipas “Ora News” Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar Lulin me 6 muaj burg. Sipas dokumenteve në dosje, në denoncimin e bërë më datën 8 dhjetor të vitit 2020, Diana Lleshi ka kallëzuar se është njohur me Arjonin gjatë një emisioni dashurie. Në dosje thuhet se Arjoni pasi kishte probleme shëndetësore kishte telefonuar ish-konkurrenten e Përputhen duke i kërkuar ndihmë për t’i çuar barna në banesë. Por sipas deklarimeve duke qënë se ishte orë e vonë, Diana Lleshi ka qëndruar atë natë në shtëpinë e Arjonit, ku ky i fundit i ka bërë një foto. Këtë imazh Arjoni e ka pë

Universiteti i Shkodrës i pari që ka tashmë klinikën e fizioterapisë dhe infiermierisë

Image
Kjo eshte klinika e pare fizioterapiste ne nje universitet shteteror. Departamenti fizioterapise dhe infermierise ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” ne Shkoder inaguruan kliniken e cila do u sherbeje jo vetem studenteve por edhe qytetareve! Per pedagoget kjo eshte arritja me e madhe e cila. Senad Hallunaj prej vitesh eshte pedagog ne kete department. E Sot ne krye te spitalit rajonal Shkoder e sheh edhe me shume frytdhenese celjen e klinikes se fizioterapise.  Trajtimi ne kete klinike do te jete individual dhe I personalizuar ne protokollet me te mira qe sugjeron shkenca per secilen patologji. Ne klinike do ofrohen sherbime per patologji ortopedike, kolones, neurologjike, reumatologjike, trauma trauma sportive,rehabilitim post operator, kardiorespirator, pediatric si dhe patologji te tjera.

Historia/ Ish-i burgosuri politik që jeton poshtë urës në kasolle

Image
Mes mbeturinash, poshtë urës së Drinit jeton ish-i dënuari politik, Ndue Murçaj nga fshati Gryk-Lumi i Lezhës. I braktisur nga familjarët por dhe shoqëria, 66-vjeçari vuan nga disa sëmundje. Ndue Murcaj nuk ka përfituar dëmshpërblim për vitet e burgut edhe pse mban statusin “i burgosur politik”, lëshuar nga Instituti i Ish-të Përndjekurve Politike. Në dokumentin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se Murçaj është arrestuar në 1977 dhe dënuar në ’78 nga Gjykata e Shkodrës me 25 vite burgim për tre akuza “terror mbetur në tentativë” “strehim diversantësh” dhe “vrasje e mbetur në tentativë”.  Ai ka kryer 14 vite burgim dhe është liruar në vitin 1991.“Jam hallexhi, fukara. Kam bërë 14 vite burg. Kam 3 muaj e gjysmë që jetoj nën urë. Edhe një batanije ma kanë fal. Edhe ushqim dal e lyp ccfarë më japin. Jam i sëmurë, edhe nga ana mendore nuk jam fort mirë. Kërkoj ndihmë prej shtetit të më japin paratë e burgut që më takojnë dhe të më japin pensionin, se kam 6 muaj që kam mb

Sherr mes policëve në ish-Bllok, i drejtojnë pistoletat e shërbimit njëri-tjetrit

Image
Një sherr mes punonjësve të policisë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut. Bëhet me dije se punonjësi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Rigers Iljazi, së bashku me vëllanë Marjus Iljazi janë konfliktuar me shefin e operacionales në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Vladimir Laska. Top Channel raporton se të pranishëm ne konflikt ishin edhe Blerim Qarri dhe Elton Bisi. Konflikti mes tyre ka agravuar dhe të dy palët kanë kërcënuar me armën e shërbimit. Pas marrjes se njoftimit, ata janë çuar në komisariatin nr. 2 dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore po kryen hetimin.

"Bonusi i Rijetësimit", Drejtoria e Kulturës Shkodër ngre grupin e punës për të informuar grupet e interesit

Image
Në një komunikim publik me mediat drejtuesja e DRTK Shkodër, Besara Podgorica, mbi lançimin e thirrjes së dytë të programit ‘Bonusi i Rijetësimit’, për të cilin DRTK Shkoder ka ngritur një grup pune dedikuar informimit mbi programin me të gjithë grupet e interesuara për kriteret e përfitimit dhe kushtet që duhet të plotësojnë përfituesit potencial në Qarkun Shkodër, Kukës dhe Lezhë për të përfituar nga mbështetja financiare. 

“Gruaja juaj shtatzënë ka vdekur”, momenti i dhimbshëm kur shqiptari mëson pasojat e aksidentit që shkaktoi

Image
I riu shqiptar, i cili disa ditë më parë u përplas me makinë në SHBA dhe për pasojë gruaja e tij shtatzënë ndërroi jetë, e ka marrë vesh lajmin e hidhur në gjykatë. Ka qenë avokati i tij, i cili ia ka komunikuar pak para seancës gjyqësore. “Askush nuk i tha atij se e fejuara dhe foshnja e tij qe pritet te lindte kishin vdekur,” tha avokati i Nikeziqit, Mark Fonte, për The Post jashtë gjykatës. “Ai e mori vesh disa minuta më parë, pak para se të dilte në sallën e gjyqit. Kur i thashë, ai u shpërtheu duke qarë. Ai në fillim nuk e besoi”, u shpreh avokati. Adem Nikeziq, 30 vjeç, u paraqit në gjykatë me një karrocë me rrota, i fashuar dhe me veshje spitali. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur. Aksidenti i rëndë ndodhi të shtunën, kur makina me të cilën po udhëtonte çifti humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat mbrojtëse dhe me një shtyllë. Për pasojë Adriana Sylmetaj, 23 vjeçe humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj u plago

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, “Audi” përplaset me kamionçinën, një i plagosur

Image
Një aksident ka ndodhur në Balldre pranë vendit të quajtur “Ura e Muratit” në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Një automjet tip “Audi” është përplasur me një kamionçinë duke lënë të lënduar pasagjerin i cili ndodhej në automjetin tip “Audi”. I plagosur është transportuar për në spitalin e Lezhës ku po merr dhe mjekimin e nevojshëm. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

PS ngarkon Edmond Ndoun me detyrën e koordinatorit te fushatës elektorale te Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore te 14 majit per Bashkinë Shkodër

Image
Te nderuar miq!  Ju bej te ditur se ne mbledhjen e organizuar mbreme nga Partia Socialiste Shkoder jam ngarkuar me detyrën e koordinatorit te fushatës elektorale te Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore te 14 majit per Bashkinë Shkodër! Falenderim i perzemert shkon per te deleguaren e kryesisë ne Qarkun e Shkodres, Ministren e Shtetit znj.Elisa Spiropali, Deputetet z. Agron Çela dhe z.Benet Beci dhe drejtuesve te Partisë Socialiste Shkodër per besimin e treguar ndaj meje! E konsideroj ketë besim një përgjegjësi shume te madhe, pasi te koordinosh fushatën elektorale te një partie ne Shkodër,  siç eshtë Partia Socialiste, qe aspiron fuqishëm kesaj here qe kandidatura e saj te fitoje postin drejtues te Bashkisë Shkodër, kërkon angazhim maksimal dhe vizion për te bere me te mirën e mundshme ne funksion te kesaj fitoreje!  Shkodra e ka te nevojshëm ndryshimin politik njëngjyrësh mbi 30 vjeçar aq sa ka te nevojshëm ajrin e pastër dhe dritën!  Ne bashkërisht, jemi shume te moti

1020 Ha tokë ende nën ujë në bashkinë e Shkodrës

Image
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.60 e pandryshuar me diten e djeshme ( kuota max 7.50 m ) Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.10 m e andryshuar me djeshme( kuota max 8.70 m ). Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1020 Ha, e pandryshuar me diten e djeshme. Njesia Administrative Ana e Malit 1000 Ha e permbytur.  Rruga e Obotit ka prezence uji 15 cm, e pandryshuar me diten e djeshme, me veshtiresi kalohet edhe me mjete te ulta. Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Nuk ka prezence uji ne oborre. Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore . Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezence uji. Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

Vranë ish-oficerin shqiptar në Gjermani, zbardhen rolet e 2 autorëve: Respektuam kanunin

Image
Gjyqi për dënimin e autorëve të vrasjes së ish-oficerit të Policisë, Kujtim Prenga në Gjermani për hakmarrje ende vijon. 6 vite pas vrasjes njëri prej autorëve të vrasjes është dënuar, ndërsa 2 të pandehur të tjerë janë aktualisht në gjyq. Sot është zbardhur dhe roli i tyre, ku mësohet se njëri nga të dy ka qenë ai që ka tërhequr këmbëzën. “Të bindur se dy të akuzuarit morën pjesë në krim”, ky është qëndrimi që vijon të mbajë trupa gjykuese. I vetmi person i përfshirë në krim, i cili ishte dënuar më parë i kishte treguar policisë se ku ishte groposur dhe si autorë i kishte dhënë emrat e kushërinjve të tij tashmë të akuzuar. Motivi i krimit konsiderohet hakmarrja, pasi 46-vjeçari i cili punonte në Shqipëri si oficer policie dhe në shërbimin e sigurisë në vitin 2011 kishte qëlluar në një “situatë vetëmbrojtëse” mesnatën e 30 dhjetorit të atij viti në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin, Armando Frroku. Nga frika e “hakmarrjes së përgjakshme”, 46-vjeçari u arratis në Gjer

Ndërron jetë rrugës për në spital shkodrani emigrant prej 20 vitesh në Itali, u aksidentua në punë…

Image
Një 56-vjeçar shqiptar i cili punonte dhe jetonte në Itali, është aksidentuar gjatës punës dhe për fat të keq ka ndërruar jetë në spital. Viktima Zaim Jacaj, sipas mediave me origjinë nga Shkodra, kishte emigruar 20 vite më parë në shtetin italian ku jetonte së bashku me gruan Majlinda dhe dy djemtë Iklid dhe Jori.

“Autorët bllokuan valët e kamerave”, Artan Hoxha tregon detajet nga atentati i mikut të Ervis Martinajt: Ai nuk pa gjë në celular

Image
Artan Hoxha ka dhënë detaje nga atentati që iu bë Ylli Brahimit, person i afërt me Ervis Martinajn. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha deklaroi se kamerat e banesës së Brahimit u bllokuan nga atentatorët, ndaj ky i fundit nuk kishte asnjë paralajmërim për çfarë do ti ndodhte.  “Është një material në Milot. Ka ndodhur në 22 korrik. I është bërë atentat një njeriu të afërt të Ervis Martinajt. Personi që iu bë atentat, Ylli Ibrahimi, kishte vendosur një seri kamerash, në pallatin ku jetonte vetë dhe rreth e rrotull zonës ku jetonte. Në rastin konkret, atentatorët duke e ditur se kishte kamera dhe ruhej, atëherë çfarë kanë bërë? Përdorën një bllokues të kamerave. Ai nuk e pa që kamerat ishin bllokuar. Duke mos parë kamerat në celular, nuk e perceptoi dot që i kishin bërë pritë. Në atentat u plagos rëndë. Edhe personat në botën e krimit përdornin kamera, por edhe kundërshtarët e tyre përdornin teknologji shumë të sofistikuar për të bllokuar kamerat. Policia

Habit gazetari: Kriminelët më kanë treguar se kanë kamera të fshehura mes gjetheve të pemëve! Punësojnë edhe hackera për…

Image
Gazetari Arjan Curri thotë se kriminelët në vend, jo vetëm që kanë montuar një numër tepër të madh kamerash, por sipas tij, kanë punësuar hakera për të patur akses edhe në kamerat e policisë dhe institucioneve të tjera. Curri tha në “Top Story” se një kriminel i kishte rrëfyer për disa kamera që janë të kamufluara mes gjetheve të pemëve, dhe janë të identifikueshme, pasi funksionojnë pa linjë kabllosh, por me valë. Pjesë nga biseda në Top Story: Arjan Curri: Kriminelët kanë punësuar hakera, IT, që jo vetëm përpunojnë kamerat që kanë në rrugë, por edhe hakojnë kamerat e policisë. Pra policia është shumë mbrapa. Kam biseduar edhe me prokurorë që thonë ne për të zbardhur një krim, e kemi shumë të vështirë, pasi bizneset thonë nuk funksionon DVR-ja, etjera, nuk i japin pamjet, se shkon krimineli e i thotë si ia dhe ti. Ervin Karamuço: Kriminelët më kanë treguar kamera të sofistikuara që ekzistojnë të fshehura, në gjethet e pemëve, dhe janë me ëireless, nuk kapen dot.

Manastirliu: Nesër shpallet në portal lista për infermierët e rinj

Image
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka folur për sistemin e ri që po i atashohet të gjithë strukturave shëndetësore. “Gjatë vitit 2022, nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë” kemi punësuar mbi 950 infermierë e teknikë të shkencave mjekësore që kanë sjellë frymë të re dhe përkujdes të ri në strukturat e kujdesit tonë shëndetësor publik. Nesër del lista e pritjes së infermierëve dhe teknikëve të shkencave mjekësore, të cilët do të shpallen në faqen e portalit. Janë rreth 2 mijë teknikë të shkencave mjekësore, infermierë, fizioterapistë, laborantë, të cilët kanë aplikuar në portalin “Infermierë për Shqipërinë”,– u shpreh Manastirliu gjatë një takimi me infermierët e punësuar nga portali “Infermierë për Shqipërinë” Duke u ndalur tek mbështetja e mjekëve dhe infermierëve, Ministrja Manastirliu theksoi: “Po mbështesim mjekët dhe infermierët çdo vit duke rritur pagat. Edhe për vitin 2023 kemi planifikuar rritjen e pagave për personelin tonë sh

Manastirliu: Nesër shpallet në portal lista për infermierët e rinj

Image
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka folur për sistemin e ri që po i atashohet të gjithë strukturave shëndetësore. “Gjatë vitit 2022, nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë” kemi punësuar mbi 950 infermierë e teknikë të shkencave mjekësore që kanë sjellë frymë të re dhe përkujdes të ri në strukturat e kujdesit tonë shëndetësor publik. Nesër del lista e pritjes së infermierëve dhe teknikëve të shkencave mjekësore, të cilët do të shpallen në faqen e portalit. Janë rreth 2 mijë teknikë të shkencave mjekësore, infermierë, fizioterapistë, laborantë, të cilët kanë aplikuar në portalin “Infermierë për Shqipërinë”,– u shpreh Manastirliu gjatë një takimi me infermierët e punësuar nga portali “Infermierë për Shqipërinë” Duke u ndalur tek mbështetja e mjekëve dhe infermierëve, Ministrja Manastirliu theksoi: “Po mbështesim mjekët dhe infermierët çdo vit duke rritur pagat. Edhe për vitin 2023 kemi planifikuar rritjen e pagave për personelin tonë sh

Karamuço: Aksioni duhet të ishte i njëkohshëm, grupet kriminale kanë dëmtuar kamerat

Image
Operacioni policor “fijet e krimit” ka qenë qendra e bisedimeve në studion e ABC News, ku ishte i ftuar në një lidhje live eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço. Gjatë fjalës së tij Karamuço ka theksuar se duhet vlerësuar puna e policisë për heqjen e kamerave të vendosura nga grupet kriminale por njëkohësisht sipas tij është dhe e rrezikshme pasi nuk duhet t’i kamerat duhet t’i heqin persona të certifikuar dhe jo efektivët e policisë. Ai ka shtuar gjithashtu se aksioni i policisë duhet të ishte i njëkohshëm dhe i fshehtë pasi shumë grupe kriminale patën kohë t’i hiqnin kamerat e vendosura apo dhe t’i dëmtonin ato. “Fijet e krimit” ku pritet të na çojë aksioni i policisë ? Aksioni ka filluar pasi ka pasur një shpërthim me eksploziv në shtëpinë e shefit të krimeve në Shkodër por ka pasur në plan që aksioni të niste dhe në datën 15. Aksioni duhet të ishte i njëkohshem dhe mos vononte në gjithë territorin po bëhet në mënyrë të rrezikshme. Kemi vendosur policië të pacertifik

Prefektja Angoni analizon punën 1 vjeçare të drejtorive të shërbimit zjarrfikës për qarkun e Shkodrës

Image
📍Gjatë analizës vjetore të vitit 2022 dhe përcaktimit të prioriteteve për vitin 2023 të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi( MZSH) në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të këtij shërbimi në Bashkitë e Qarkut Shkodër!   📍Në analizën vjetore të  Drejtorisë MZSH-së qarkut Shkodër morën pjesë Pefekti i Qarkut Shkodër Znj Majlinda Angoni si dhe përfaqësues të bashkive  të Qarkut! 📍U vu theksi tek rritja e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike për të patur një shërbim solid dhe efikast në çdo situatë që mund të paraqitet në ndihmë të komunitetit. 🚒🚓👏 Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së🚒 Drejtoria MZSH-së Bashkia Shkodër🚒 Sektori MZSH-së Bashkia Vau -Dejës🚒 Bashkia Malsi  e Madhe 🚒 Bashkia Pukë 🚒 Bashkia Fushë-Arrës 🚒

Po lëvizte me kallashnikov nëpër rrugicat e lagjeve, policia arreston "të fortin" e Milotit

Image
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së denoncimit për një shtetas që lëvizte i armatosur me armë zjarri, në lagjen ku banonte, duke krijuar panik te banorët, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Fqinji”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. M., banues në Milot, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugicën e lagjes ku banonte, teksa mbante me vete, një armë zjarri kallashnikov me krehër me 24 fishekë në të. Shtetasi K. M., sapo ka parë punonjësit e Policisë, e ka hedhur armën, me qëllim fshehjen e saj. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov dhe municionit luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. #angazhimpërkush

Arrestohet Kurbinasi që po levizte me kallashnikov nëpër rrugicat e lagjes.

Image
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së denoncimit për një shtetas që lëvizte i armatosur me armë zjarri, në lagjen ku banonte, duke krijuar panik te banorët, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Fqinji”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. M., banues në Milot, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugicën e lagjes ku banonte, teksa mbante me vete, një armë zjarri kallashnikov me krehër me 24 fishekë në të. Shtetasi K. M., sapo ka parë punonjësit e Policisë, e ka hedhur armën, me qëllim fshehjen e saj. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov dhe municionit luftarak.

Hyrja e Bypassit të Shkodrës e pasigurtë për kalimtarët/ Qytetarët: Nuk është menduar si duhet për këmbësorët

Image
Rrethrrotullimi ne hyrje te baypassit te Shkodres vijon te jete nje problem shqetesues per qytetaret  Mos rrespektimi i sinjilastikes nga automjetet  gjithashtu edhe nga kalimtaret mbete nje rrezik serioz per aksidentet. Qytetaret thone se ndjehen te friksuar sa here kalojne,  pasi kjo rruge ka nje qarkullim te  larte  automjetesh ndersa shtojne se shpesh here jane edhe ato fajtore pasi nuk respektojne sinjalistikene rrugore dhe nuk kalojne tek vijat e bardha. Megjithse u ndertu rreth nje vit me pare hyrja e bypasit duket qe nuk I ka dhe zgjidhje lirimit te trafikut ne kete zone ndersa shpesh here eshte kthyer edhe ne burim aksidentesh . Nderkohe qe akoma nuke eshte perfunduar plotesisht kjo veper mjaft e rendesishme ne Shkoder ka nisur te demtohet ku verehen prishje te sinkjalistikes rrugore , demtim te parmakeve dhe ndricimit .

Përkujtohet në ditën e lindjes kompozitori Tish Daija

Image
Më 30 janar 1926 u lind kompozitori dhe muzikanti shqiptar Tish Daija. Ai ishte autori i baletit të parë shqiptar, autor i qindra krijimeve muzikore me njohje kombëtare dhe ndërkombëtare, pedagog e akademik, drejtues historik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Krijimtaria e Tish Daisë është e madhe dhe e larmishme. Ai krijoi muzikë në të gjitha gjinitë muzikore si: opera, balete, simfoni, vepra instrumentale e vokale, poema, këngë popullore e të lehta, këngë për fëmijë, etj. Tish Daija ishte kontribuesi kryesor në zhvillimin e përpunimin e thesarit popullor duke kompozuar këngë e muzikë të shumë valleve popullore që sot janë kryeveprat e fondit të artë të Ansamblit Popullor. Nën drejtimin artistik të Tish Daisë për 18 vjet rresht, Ansambli lëvroi dhe zhvilloi traditën muzikore dhe të valleve të të gjitha trevave shqiptare duke u shndërruar në një pishtar të kulturës kombëtare dhe e shtriu aktivitetin e tij jo vetëm në Shqipëri, p

Lihet në burg Dedë Nika autori i dy ngjarjeve me tritol në Shkodër

Image
Gjykata e shkalles se pare Shkoder ka rikonfirmuar masen e sigurise “Arrest me burg” per shtetasin Dede Nika. Ai u kap nga policia te shtunen ne kuader te finalizimit te operacionit “Mesazhi”. Ndaj 33 vjecarit rendon akuza e shkaterrimit te prones me eksploziv dhe armembajtje pa leje.

Qarkullonte me radio policie dhe municion luftarak, vihet ne pranga i riu nga Postriba

Image
Në zbatim të planit operacional të hartuar në fillim të janarit, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe të shtetasve me precedent të theksuar kriminal, si dhe për kapjen e atyre që mbajnë apo qarkullojnë me armë zjarri, drogë dhe sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Postriba”.Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. K., 24 vjeç, banues në fshatin Domen, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit në banesën e 24-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë.

Digjet shtëpia në Tiranë, por shpëton vetëm libri i Kuranit, zjarrfikësi tregon momentin emocionues

Image
Një rast si në filma ka ndodhur në një shtëpi të shkrumbuar nga zjarri në Tiranë. Zjarrfikësi Alban Barlika ka gjetur mes bibliotekës së djegur, vetëm librin e Kuranit që nuk ishte përfshirë nga flakët. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar momentin kur e gjeti Kuranin, i cili ndryshe nga çdo objekt i shtëpisë kishte shpëtuar pa u prekur nga zjarri. Albani theksoi se kjo është një mrekulli që ka ndodhur nga Zoti, dhe jo vetëm një herë, por edhe në disa raste të tjera në Tiranë.“Shtëpia e gjitha e shkrumbuar, madje edhe biblioteka me të gjithë librat e tjerë, përveç Kuranit. Unë jam edhe besimtar vetë, edhe i disa gjëra, por diçka është e sigurt se Zoti thotë që ‘Atë që e kam zbritur unë, e mbroj unë dhe çdo gjë që them bëhet’. Kështu që nuk është e madhe për t’u habitur, por ne habitemi me këta që mundohen ta djegin. Është thjesht një letër si gjithë të tjerat, por thjesht është fjala e Zotit, nuk është se ka ndonjë ndryshim që është materiali kundra zjarrit, o

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 30.01.2023

Image
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.60 ka renie me 40 cm me diten e djeshme ( kuota max 7.50 m ) Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.10 m ka renie me 25 cm me dieten e djeshme( kuota max 8.70 m ). Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1020 Ha, ka renie me 330 Ha Njesia Administrative Ana e Malit 1000 Ha e permbytur.  Rruga e Obotit ka prezence uji 15 cm, ka renie me 55 cm , me veshtiresi kalohet edhe me mjete te ulta. Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Nuk ka prezence uji ne oborre. Ne rrugen e Obotit po operojne 1 mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise. Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore . Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezence uji Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

Kanceri i merr jetën në moshën 45-vjeçare aktores së njohur

Image
Aktorja Annie Wersching, e njohur për rolet e saj për në seriale televizive si Timeless dhe 24 Orë, është ndarë nga jeta pas një beteje trevjeçare me kancerin. Ndarjen nga jeta të aktores 45-vjeçare e konfirmuan në mediat sociale miqtë dhe familjarët e saj. Edhe pse në vitin 2020 u diagnostikua me kancer, Wersching vijoi të xhironte për rolet e saj në serialet e njohura Star Trek: Picard dhe The Rookie. Bashkëshorti i saj, Stephen Full, ishte i pari nga anëtarët e familjes që dha lajmin e hidhur në një deklaratë të bërë në mediat sociale. Jon Cassar, i cili punoi me aktoren gjatë kohës kur xhironin për serialin “24”, reagoi po ashtu me një postim në llogarinë e tij në Twitter ku shkruante se Annie ka lënë pas gjurmë që do të mbeten gjatë.

Organizoi protestën në Londër, Home Office heton shqiptarin: Po hakmerren për protestën!

Image
Emigranti shqiptar në Britaninë e Madhe Taulant Omi, i cili  po hetohet nga Home Office pasi organizoi protestën në Londër, ka dhënë një intervistë për Euroneës Albania. Ai theksoi se çdo gjë ka ndodhur për hakmarrje, dhe se e gjitha erdhi  pasi protestës. Më tej dyshon se është i përfshirë dhe një shqiptar. “Para tre ditësh më k a ardhur një letër në shtëpi, dhe në atë letër shkruhej që sipas pyetjeve dhe kërkesës që është dërguar në ambasadën britanike në Tiranë, kanë kërkuar në ambasadën britanike në Tiranë për verifikimin e detajeve. Ato më kanë sjellë informacionin kanë bërë hetimin, e kanë përfunduar dhe kanë marrë dhe vendimin. Kishin vendosur që nuk do më heqin nënshtetësinë, por më sugjeruan që të korrektoja detajet e sakta në certefikatën e nënshtetësisë. Vendimi është marrë pas protestës. Mua më kanë bërë  një nder shumë të madh se më kanë kursyer para. Nuk ka sanksione. Mendoj se kjo është hakmarrje, pasi çdo gjë ndodhi pas protestës. Mund të ketë qenë i përfshi

Hetimi për atentatin ndaj prokurorit, SPAK zbulon se Arjan Ndoja ka qenë disa herë shënjestër e atentateve

Image
Ata e donin të vdekur jo vetëm Aleksandër Lahon i njohur si Rrumi i Shijakut, por edhe prokurorin Arjan Ndoja. Pas atentatit të 1 nëntorit 2019 ku mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit, ata e ndoqën këmbë pas këmbe prokurorin Ndoja dhe në së paku tre raste tentuan ngjarje që nuk i realizuan dot. Kështu i përshkruan grupi hetimor i SPAK veprimet e 11 personave të konsideruar si grupi kriminal, që planifikuan eliminimin e Rrumit dhe Ndojës sepse i konsideruan si të rëndësishëm në zonën e Durrësit. Burimet i thanë Top Channel se pas vrasjes së Andi Malokut  , një ngjarje për të cilën përfunduan në burg Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj aktualisht nën gjykim, grupi që drejtohej nga Dubai nga Plarent Dervishaj i shpallur në kërkim nuk e ndaloi ndjekjen ndaj shënjestrave të cilët u gjurmuan me makina të blinduara.Në një rast prokurori Arjan Ndoja që u shfaq edhe gjatë Vettingut i shoqëruar nga truprojat ka zbuluar lëvizje të dyshimta dhe ka kryer manovra për të shmangur rë

EMRI: Me një krah dhe një këmbë, kush është grabitësi shqiptar që bënte "kërdinë" në Greqi

Image
Autoritetet policore greke goditën më 27 janar në Korinth dhe Atikë një bandë grabitësish me 4 shqiptarë të moshës 26 deri në 44 vjeç. Mbi ta rëndojnë akuzat për grup kriminal, vjedhje, pastrim i parave, drogë dhe dhunë ndaj punonjësve të drejtësisë. Një prej anëtarëve të grupit është dhe Gentian Hinga, 44 vjec nga Remasi i Divjakes, i cili pas vjedhjeve mblidhte grupin dhe sigurohej që të mos pikaseshin nga policia. Ai akuzohet për të paktën 21 raste vjedhjesh, me organizatën kriminale që në vetëm 5 muaj veprim ka përfituar një përfitim financiar të paligjshëm prej të paktën 200 mijë euro . Grabitësit shqiptarë e nisën aktivitetin e tyre kriminal në gushtin e vitit 2022 dhe grabitën në rajone të ndryshme të Greqisë si Arkadia, Korinthia, Argolis, Akaia, Aetoloakarnania, Fokida, Evrytania, Preveza, Arta, Trikala dhe Kardita. Ata hynin në shtëpi duke thyer në mënyrë të përpunuar xhamat, dyert e ballkonit apo dyert e hyrjes kryesore dhe “zbulonin” se kishin gjetur

Agustin Kola: Më dënuan 1 vit, por u stërvita si kafshë

Image
Agustin Kola është një furi e vërtetë këtë herë. Ashtu si në kohët e arta kur çante mbrojtjet rrëmbimthi, tani nuk i driblon më ata me të cilët bën replikë për titullin e vitit 1989. I përmend me emra dhe i sfidon edhe në një përballje “live” se çfarë ka ndodhur ato kohë. Deklarata e fundit e Perlat Mustës ia ka trazuar disi shpirtin dhe, ndryshe nga hera e fundit, thotë se Tirana ka qenë e persekutuara e atij sistemi. Ishfutbollisti i shquar i bardhebluve i përgjigjet Mustës, duke i thënë se ia bënë puçin vetë njerëzit e Partizanit.Në intervistën ekskluzive për mediat, Kola thotë se u dënua nga i ati i Hasan Likës, Petriti, që asokohe ishte shef i arbitrave. “Jua them me bindje që atë sistem nuk e kam dashur, por ama na kanë respektuar. Nëse ka pasur një klub të persekutuar, ai ka qenë Tirana. Sukseset nuk kanë të bëjnë fare me mënyrën se si trajtoheshim. Po, e vërtetë që Perlatin e takova në rrugë, por duhet ta thotë publikisht atë që më tha mua: u dënua sepse duhet të lu

"Kujdes nga ngrohja me gaz", apel për qytetarët e Shkodrës

Image
Ngrohja me gaz mbetet një nga format me të cilat zgjedhin të kalojnë ditët e ftohta të dimrit shumë qytetarë shkodranë dhe jo vetëm. Bashkim Ramaj, shef I ndërhyrjes së shpejtë në drejtorinë e mbrojtes nga zjarri dhe shpëtimi bën të ditur se situata deri tani është përballuar me sukses. Ramaj ka një apel për qytetarët që përdorin mjetet ngrohëse me gaz. Ngrohja me gaz në jo pak raste ka rrezikuar familje të shumta gjatë dimrit në qytetin e Shkodrës. Specialistët në këtë fushë kërkojnë që qytetarët të tregojnë kujdes me këto paisje pasi mund të kërcënojnë jetën e tyre.

Meta publikon foton e të rinjve në Pukë: Së shpejti për ndryshimin e pashmangshëm në 14 maj

Image
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një foto nga të rinjtë e PL-së në qytetin e Pukës. Sipas tij zgjedhjet vendore të 14 majit do të sjellin ndryshimin e pashmangshëm në vend. Ai thotë së shpejti edhe në Pukë do të vijë ndryshimi i pashmangshëm. “Partia e Lirisë – Partia e Rinisë! Së shpejti në Pukë për Ndryshimin e pashmangshëm!  #14Maj   #Fitore   #NdryshimMeCdoCmim ”, shkruan Meta në foton që ka shpërndarë në Facebook.

Kulla e ngujimit në Theth, traditat e zakonet e kanunit të Lekë Dukagjinit

Image
 Në Theth, ajo njihet me emrin “Kulla e Ngujimit” por ndryshe nga emërtimi, ajo shërbente për të pajtuar gjaqet. E ndërtuar 4 shekuj më parë si “Kullë Mbrojtjeje” nga armiku ajo ka ndryshuar disa herë funksion, si kullë ngujimi e pajtimi, si kasolle e lënë në harresë gjatë komunizmit dhe sot si objekt turistik. Gojëdhënat e ruajtura me fanatizëm nga banorët e Thethit, flasin për pajtimin e më shumë se 300 konflikteve nga e gjithë zona e Dukagjinit. Kjo kullë i përket familjes Koçeku dhe Sokoli është ciceroni që i shpjegon turistëve të gjithë historine e Kulles. Ngjarjet e treguara prej gjyshit të tij, Zef Kocekut, i fundit prej familjes që ka jetuar sipas ligjeve të kanunit, Sokoli i përcjell për turistët. “Kjo kullë është për pajtim, jo për ngujim, pavarësisht emërtimit që njihet dhe faktit që në të ngujohej ai që kishte bërë një faj, një vrasje, plagosje apo dëmtim prone. Personat strehoheshin këtu derisa arrihej pajtimi” tregon ai.Në Theth, kanun

Britani, shqiptari në gjykatë kërkon të shohë motrën me kancer

Image
U arrestua brenda ‘shtëpisë së barit’ në  Izmir Dragoti, 44-vjeç ra në pranga të policisë britanike më 25 janar të këtij viti, pasi u kap duke punuar në një ‘shtëpi bari’. 44-vjeçari shqiptar dhe një burrë tjetër, i cili nuk është ndjekur penalisht, u arrestuan në një dhomë gjumi, brenda banesës së përshtatur për rritjen e kanabisit. Dragoti u deklarua fajtor për kultivim kanabisi, ndërsa avokatja e tij tha se ai ka një grua dhe një djalë 10-vjeçar në Shqipëri të cilët sipas saj “po luftojnë për të mbijetuar”. Ajo shtoi se Dragotit fillimisht iu ofrua një punë për të cilën ai besonte se do të ishte dekorim, por më pas atij i është bërë presion që të kujdesej për kanabisin, për të cilin as nuk mori pagesë megjithëse iu ofrua. Gjithashtu avokatja e Dragotit tregoi se ky i fundit ka një motër të sëmurë me kancer në Shqipëri, të cilën ai kërkon ta shohë para se të vdesë, gjë që do t’i duhet të presë 1 vit pas dënimit të marrë nga gjykata.

Ilir Meta shfaqet në Shkodër përballë kalasë Rozafa dhe përcjellell mesazhe të koduara

Image
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë ditën e sotme një fotografi nga qyteti i Shkodrës. Meta ka postuar foton ku duket pranë lumit të Bunës, teksa drejton me gisht nga Kalaja e Rozafës. Këtë pamje ai e ka shoqëruar me një diçiturë ku thuhet: Buna herë ngrihet e herë ulet, por Kalaja e Rozafës qëndron atje lart mbizotëruese si Zonjë e randë”, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet politike “ndryshim me çdo çmim” dhe “fitore”, për bashkinë e këtij qyteti.