Agustin Kola: Më dënuan 1 vit, por u stërvita si kafshë



Agustin Kola është një furi e vërtetë këtë herë. Ashtu si në kohët e arta kur çante mbrojtjet rrëmbimthi, tani nuk i driblon më ata me të cilët bën replikë për titullin e vitit 1989. I përmend me emra dhe i sfidon edhe në një përballje “live” se çfarë ka ndodhur ato kohë. Deklarata e fundit e Perlat Mustës ia ka trazuar disi shpirtin dhe, ndryshe nga hera e fundit, thotë se Tirana ka qenë e persekutuara e atij sistemi. Ishfutbollisti i shquar i bardhebluve i përgjigjet Mustës, duke i thënë se ia bënë puçin vetë njerëzit e Partizanit.Në intervistën ekskluzive për mediat, Kola thotë se u dënua nga i ati i Hasan Likës, Petriti, që asokohe ishte shef i arbitrave. “Jua them me bindje që atë sistem nuk e kam dashur, por ama na kanë respektuar. Nëse ka pasur një klub të persekutuar, ai ka qenë Tirana. Sukseset nuk kanë të bëjnë fare me mënyrën se si trajtoheshim. Po, e vërtetë që Perlatin e takova në rrugë, por duhet ta thotë publikisht atë që më tha mua: u dënua sepse duhet të luante Blendi Nallbani”, deklaron Kola për gazetën.

Kola, çfarë biseduat me Mustën kur u takuat pas debatit të fundit për vitin 1989?

Shikoni, unë me Perlatin kam ngrënë bukë. Por, jo vetëm me të, edhe me shumë të tjerë. Me Targajn, me Mingën, me Lamen e shumë të tjerë. Për mua ata janë njerëzit e shtëpisë dhe disa gjëra që i themi privatisht, nuk kemi pse i nxjerrim në media. Por, meqenëse Perlati thotë se e kanë dënuar enkas më 1989, atëherë duhet të flasë burrërisht dhe ta thotë troç atë që më tha mua kur u takuam.

Çfarë ju tha?

Më tha që një nga arsyet e dënimit ishte që të luante Blendi Nallbani. Perlati ishte i dënuar nga UEFA pas ngjarjeve të Benfikës. Këtë e dinë të gjithë. Nëse e kanë dënuar, këtë ia kanë bërë vetë ata të Partizanit. Nuk ka lidhje Tirana.

Kush të Partizanit?

Drejtuesit, ata që kishin influencë në klubin e tyre. Mua më ka thënë që gjithçka është bërë me urdhrin e ish-zv.ministrit të Mbrojtjes Maliq Sadushi. Plus pastaj, edhe personi që udhëhiqte normat. Kanë qenë të Partizanit, jo të Tiranës. Tirana ka qenë e persekutuar në atë kohë. Të mos flasim kot tani.

Pse ka qenë e persekutuar Tirana?

Ore zotërinj, po lojtarët kush i merrte si ushtarë? Partizani apo Tirana? I merrte nga gjithë Shqipëria… Po Ali Memën kush e merrte te Partizani? Po Gëzim Kasmin kush e dënonte dhe e çonte në Skrapar? Ja, pra, që të gjitha këto i bënte Partizani dhe i vuante Tirana, por kam edhe një shembull timin personal.

Për çfarë bëhet fjalë?

Mua më dënuan 1 vit. Më dënuan sepse djali i xhaxhait tim u arratis në vitin 1985, pasi vdiq Enver Hoxha. Edhe ky persekutim ishte, sepse unë isha titullar i Tiranës dhe i Kombëtares. Po dreqi e mori, unë nuk kam dalë të them se meqë më dënuan mua atë vit dhe Partizani mori titullin, atëherë është dëmtuar Tirana enkas. Nuk kam dalë ta them këtë. E kam deklaruar disa herë: Atë sistem nuk e kam dashur kurrë, por ne futbollistët na kanë respektuar. Të gjithëve. Edhe unë që isha rebel dhe i papërkulur, më kanë respektuar pa masë.

Kush ju dënoi 1 vit dhe pse?

Më ka dënuar babai i Hasan Likës, Petriti. Ishte shef i arbitrave asokohe. Për saktësim, kush merrte tre kartonë të kuq gjatë një sezoni, pezullohej gjashtë muaj. Unë mora të tretin me urdhër të Petrit Likës dhe më mohuan të shkoja të luaja në Gjermani. Duhet të shkonte i biri i tij, Hasani.


Cila ndeshje ka qenë dhe çfarë ndodhi saktësisht?

Tirana duhet të luante një ndeshje me Besëlidhjen, por Lezha ishte përmbytur e tëra. U vendos që të luhej në Fier. Unë e mora vesh më pas që Petrit Lika, ish-shefi i arbitrave, i kishte thënë gjyqtarit të asaj ndeshjeje, Astrit Cane, nga Shijaku: “Po i dhe kartonin e kuq të tretë Agustinit, do të bëj arbitër ndërkombëtar”. Ma dha të kuqin, ndërkohë që pak ditë më vonë unë duhet të udhëtoja me Kombëtaren në Gjermani. Nuk shkova unë dhe përfitonte Hasani (Lika), por as ai nuk shkoi në Gjermani.Sepse edhe Partizani bëri një sherr në Berat dhe u dogj edhe Hasani. Nuk shkoi fare as ai. Por, Hasani nuk u dënua sa unë, sepse ishte djali i një oficeri, kurse unë isha i biri i një shoferi.

Po me ju çfarë ndodhi më pas?

Jo vetëm që nuk shkova, por më pezulluan 6 muaj dhe më pas ma bënë një vit dënimin. I gjithë plani ishte që unë të demoralizohesha edhe ta lija futbollin. Por, unë jo vetëm që nuk u tërhoqa, por jam stërvitur si kafshë atë një vit dhe u ktheva shumë më i fortë. Më besoni, u ktheva realisht shumë më i fortë.

Pse mendoni që jua kanë bërë kastile dënimin dhe nuk e keni merituar për shkak se rregullorja ishte e tillë…?

Sepse ishte i planifikuar dënimi im. Unë nuk bëra asgjë në krahasim me çfarë bëri Mujo Targaj në Korçë kundër arbitrit. Por, mua më dënuan një vit, Mujon jo.

Çfarë bëri Targaj në Korçë?

Ia theu shkopin në Korçë “gardalinës” (anësorit) dhe nuk u dënua sepse ishte i Dinamos. Por, për Mujo Targajn kam respekt, sepse është njeri i jashtëzakonshëm. Merreni dhe pyeteni. Ai njeri nuk di as të gënjejë dhe as të bëjë poshtërsi. Nëse ka një lojtar kalibri që ka qenë edhe

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni