LAJM I FUNDIT/ Meta qejfmbetur me Agron Çelën: Ikjen e tij e mësova nga mediat! Nuk pati një ndarje miqësore edhe pse kishim raporte të mira


Largimi i deputetit Agron Çela nga Partia e Lirisë nuk e dobëson forcën politike të drejtuar nga Ilir Meta. Kështu është shprehur mbrëmjen e sotme ish-presidenti, teksa ka komentuar kalimin e deputetit shkodran në “kampin” socialist, shkruan newsbomb.al.

I pyetur nga moderatorja Alba Alishani, Meta tha se ka pasur raporte shumë të mira me Agron Çelën dhe tre ditë para se mediat të njoftonin kalimin te PS, deputeti i Shkodrës ka qenë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë së Lirisë. Nuk patëm një ndarje miqësore, tha Meta në A2CNN.

“Ky është një lajm që e kemi mësuar përmes mediave. Raportet me të kanë qenë shumë të mira. 2-3 ditë para se të dilte ky lajm ka qenë në një mbledhje të Kryesisë. Këto ikje pa lajmërim apo ndarje miqësore, secili i kupton. Por ka ik një deputet që s’ka folur asnjëherë kundër qeverisë, s’ka votuar asnjëherë kundër qeverisë.

Unë mendoj që politika nuk është aritmetikë, është kimi. Ka shumë rëndësi një proces se çfarë substance ka, çfarë morali ka. Jemi në rastet kur ato që duken si numra vetëm tkurre, dhe padiskutim është një përpjekje propagandistike e regjimit rilindas, për të krijuar idenë se Shkodra është e pasigurt”, u shpreh Ilir Meta.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni