Habit gazetari: Kriminelët më kanë treguar se kanë kamera të fshehura mes gjetheve të pemëve! Punësojnë edhe hackera për…
Gazetari Arjan Curri thotë se kriminelët në vend, jo vetëm që kanë montuar një numër tepër të madh kamerash, por sipas tij, kanë punësuar hakera për të patur akses edhe në kamerat e policisë dhe institucioneve të tjera.
Curri tha në “Top Story” se një kriminel i kishte rrëfyer për disa kamera që janë të kamufluara mes gjetheve të pemëve, dhe janë të identifikueshme, pasi funksionojnë pa linjë kabllosh, por me valë.
Pjesë nga biseda në Top Story:
Arjan Curri: Kriminelët kanë punësuar hakera, IT, që jo vetëm përpunojnë kamerat që kanë në rrugë, por edhe hakojnë kamerat e policisë. Pra policia është shumë mbrapa. Kam biseduar edhe me prokurorë që thonë ne për të zbardhur një krim, e kemi shumë të vështirë, pasi bizneset thonë nuk funksionon DVR-ja, etjera, nuk i japin pamjet, se shkon krimineli e i thotë si ia dhe ti.
Ervin Karamuço: Kriminelët më kanë treguar kamera të sofistikuara që ekzistojnë të fshehura, në gjethet e pemëve, dhe janë me ëireless, nuk kapen dot.
Comments
Post a Comment