Organizoi protestën në Londër, Home Office heton shqiptarin: Po hakmerren për protestën!



Emigranti shqiptar në Britaninë e Madhe Taulant Omi, i cili  po hetohet nga Home Office pasi organizoi protestën në Londër, ka dhënë një intervistë për Euroneës Albania.

Ai theksoi se çdo gjë ka ndodhur për hakmarrje, dhe se e gjitha erdhi  pasi protestës.Më tej dyshon se është i përfshirë dhe një shqiptar.

“Para tre ditësh më k a ardhur një letër në shtëpi, dhe në atë letër shkruhej që sipas pyetjeve dhe kërkesës që është dërguar në ambasadën britanike në Tiranë, kanë kërkuar në ambasadën britanike në Tiranë për verifikimin e detajeve. Ato më kanë sjellë informacionin kanë bërë hetimin, e kanë përfunduar dhe kanë marrë dhe vendimin. Kishin vendosur që nuk do më heqin nënshtetësinë, por më sugjeruan që të korrektoja detajet e sakta në certefikatën e nënshtetësisë.

Vendimi është marrë pas protestës. Mua më kanë bërë  një nder shumë të madh se më kanë kursyer para. Nuk ka sanksione. Mendoj se kjo është hakmarrje, pasi çdo gjë ndodhi pas protestës. Mund të ketë qenë i përfshirë dhe një shqiptar, pasi nuk kanë qenë organizues të protestës”- tha ai.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni