"Kujdes nga ngrohja me gaz", apel për qytetarët e Shkodrës
Ngrohja me gaz mbetet një nga format me të cilat zgjedhin të kalojnë ditët e ftohta të dimrit shumë qytetarë shkodranë dhe jo vetëm. Bashkim Ramaj, shef I ndërhyrjes së shpejtë në drejtorinë e mbrojtes nga zjarri dhe shpëtimi bën të ditur se situata deri tani është përballuar me sukses.
Ramaj ka një apel për qytetarët që përdorin mjetet ngrohëse me gaz.
Ngrohja me gaz në jo pak raste ka rrezikuar familje të shumta gjatë dimrit në qytetin e Shkodrës. Specialistët në këtë fushë kërkojnë që qytetarët të tregojnë kujdes me këto paisje pasi mund të kërcënojnë jetën e tyre.
Comments
Post a Comment