Kulla e ngujimit në Theth, traditat e zakonet e kanunit të Lekë Dukagjinit

 Në Theth, ajo njihet me emrin “Kulla e Ngujimit” por ndryshe nga emërtimi, ajo shërbente për të pajtuar gjaqet. E ndërtuar 4 shekuj më parë si “Kullë Mbrojtjeje” nga armiku ajo ka ndryshuar disa herë funksion, si kullë ngujimi e pajtimi, si kasolle e lënë në harresë gjatë komunizmit dhe sot si objekt turistik. Gojëdhënat e ruajtura me fanatizëm nga banorët e Thethit, flasin për pajtimin e më shumë se 300 konflikteve nga e gjithë zona e Dukagjinit. Kjo kullë i përket familjes Koçeku dhe Sokoli është ciceroni që i shpjegon turistëve të gjithë historine e Kulles.

Ngjarjet e treguara prej gjyshit të tij, Zef Kocekut, i fundit prej familjes që ka jetuar sipas ligjeve të kanunit, Sokoli i përcjell për turistët.
“Kjo kullë është për pajtim, jo për ngujim, pavarësisht emërtimit që njihet dhe faktit që në të ngujohej ai që kishte bërë një faj, një vrasje, plagosje apo dëmtim prone. Personat strehoheshin këtu derisa arrihej pajtimi” tregon ai.Në Theth, kanuni zbatohej me përpikmeri dhe kur një banor i zonës kryente një vrasje, ai strehohej brenda kullës për 15 ditë. Djemtë e fshatit ndaheshin në grupe dhe e ruanin fajtorin që mos të arratisej nga kulla dhe i çonin për të ngrënë. Në këto 15 dite, pleqtë e fshatit, që kishin influencën e fjalës negocionin mes dy familjeve për t’u falur gjaku. “Nese arrihej gjuha e përbashkët, atëhere shtrihej dora e pajtimit”, tregon Sokoli.Momenti i pajtimit ishte më të vertetë shume i veçantë. Plaku që kishte arritur pajtimin, lidhte në djep një fëmijë të vogël, mashkull, nga familja e fajtorit dhe e kthente djepin përmbys bashkë me të miturin. Në këte moment, familja e viktimës kishte disa minuta kohë për të vendosur faljen e gjakut dhe nëse përgjigjia ishte pozitive, atëherë i pari i familjes, ngrinte djepin dhe e kthente në gjendje normale duke shpëtuar fëmijen e vogël. Kjo simbolizonte pajtimin”. -shpjegon më tej Sokoli.
Orenditë në këtë kullë, janë të pakta dhe ato më të nevojshmet si sofra, ena e ujit, enë për të gatuar, disa shtroje prej lëkurë dhe arma që është pjesë e pandarë e çdo shtëpie në malësi.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni