“Nuk e njohim Ibrahim Licin”, zbardhet dëshmia e katër efektivëve të Shqiponjave në gjykatë: Kur mbërritëm në vendngjarje ishte kaos!
Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka liruar nga paraburgimi 4 efektivët e policisë të arrestuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore lidhur me ngjarjen e rëndë në Dobraç më 30 tetor ku u vranë katër persona. Efektivët e forcave “Shqiponja” inspektor Blerim Kurmekaj 45 vjeç, Viktor Logu 33 vjeç me detyrë patrullë e përgjithshme e forcës “Shqiponja” dhe inspektor Julian Sterkaj si dhe Marte Martini, përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë trupë shërbimi u lanë me masën “detyrim paraqitje” nga gjykata e shkallës së parë. Ndërkohë gjykata vendosi gjithashtu “ndalim dalje jashtë shtetit” për 4 efektivët si dhe janë pezulluar nga detyra deri në hetimin e plotë të kësaj çështjeje. Gjatë seancës katër efektivët kanë dhënë dëshminë e tyre teksa mësohet se kanë deklaruar se ata nuk e kanë njohur se kush është personi i tretë për të cilin flitet dhe nuk e kanë ditur se a ka qenë apo jo në automjet me viktimat dhe nëse ka qenë apo jo i plagosur.“Ne jemi patrulla e dytë që kemi mbërritur në vendngj