GJKKO ka marrë në shqyrtim kërkesën e nënkryetarit të bashkisë Tropojë, Abedin Kerrnaja për të lehtësuar masën e "arrestit në shtëpi". Ndërkohë sot GJKKO ka vendosur të lërë në arrest shtëpie Kerrnajan. Nënkryetari i bashkisë së Tropojës akuzohet për veprat penale “shpërdorim detyre”, “prerje e paligjshme e pyjeve” dhe “shkatërrim i pronës”. Hetimet kishin nisur prej muajit Prill të këtij viti.
Sipas hetimeve të SPAK, në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberin kanë shkelur ligjin në miratimin e dy vendimeve në Këshillin Bashkiak për ndërtimin e rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 277 milionë lekësh.Vendimi i GJKKO:
"Kërkuesi Abedin Kerrnaja më datë 11.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar
nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë më të lehtë”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 642, datë 27.11.2024, vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Abedin Kerrnaja, meobjekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë më të lehtë.”, si të pambështetur në ligj dhe prova.
2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
Comments
Post a Comment